Kolonel Petruka: Objektivat civile u goditën qëllimshëm për t'iu dhënë mësim sërbëve, dy kisha ortodokse u shkatërruan nga kaset-bombat
Piloti i avionit luftarak shumëfunksional F-15E, i cili gjatë agresionit të NATO kundër Jugosllavisë ndërmori dhjetëra fluturime luftarake, kolonel Majk Petruka, në dëshminë e tij rreth përdorimin luftarak të Forcave Ajrore të SHBA dhe vendeve të tjera të NATO mbi Jugosllavinë në vitin 1999, tha se goditja e objektivave civile dhe goditja ndaj trenit në grykën e Gërdelicës, ishte gabim, transmeton Tango six.
Petruka shumë herë në këtë dëshmi ka theksuar se “Forcat Aleate” nuk udhëhoqën fushatë të mirë. Prej përmendjes së “problemit” pas një muaji nuk kishin objektiva të vlefshëm për të goditur deri tek fakti se ROE (Rules Of Engagement) nuk ishte përcaktuar në mënyrë adekuate. Nga rrëfimi i tij të krijohet përshtypja se skuadriljet dhe pilotët duhej të mbroheshin nga urdhërat e kontroverse gjë që, siç pretendon ai, dikur i ndërmori.
Historia për etikën në operacionet luftarake dhe përzgjedhjen e qartë të objektivave civilë të panevojshëm, fillon me misionin, siç ai supozon, të kryhej më 5 maj.
Siç rrëfen ai, kanë patur urdhër të operonin me kasetbombat CBU-87 për çdo fshat në Sërbi. Koloneli thotë se në fillim kishte dyshime se objektivi ishte një fshat (të cilin ai nuk mund ta identifikonte as pas luftës), por se i gjithë procesi i planifikimit të misionit ishte jashtë standartit.
Në hartë ishte vizatuar vetëm një drejtkëndësh brenda të cilit supozohej se do hidheshin kasetbombat pa një objektiv të caktuar ushtarak. Petruka u rebelua dhe përmes zinxhirit komandues thirri AOC (Qendrën e Operacioneve Ajrore) për t'i pyetur nëse ishin të sigurtë se ishte një objektiv i vlefshëm. Atij i’u përgjigj personalisht gjeneral Majkëll Short (komandant i të gjitha forcave ajrore të NATO për sulmet mbi Jugosllavi) se kishte firmosur urdhrin për këtë veprim konkret. Më pas Petruka u tha ekuipazheve të tjera nga skuadrilja e tij, se nuk duhet t’a ndërmarrin këtë detyrë nëse nuk janë të bindur qe përmes video-sensorëve të janë objektiva ushtarakë. Procedura që ata ranë dakord mes tyre për atë veprim eventual, ishte që bombat të hidheshin brenda drejtkëndëshit të caktuar, por në pyllin jashtë vendbanimeve civile.
Dhe kështu u bë. Duke i’u afruar objektivit, u pa se pika e synuar ishte në dy kisha ortodokse. Ekuipazhet u dakordësuan që kasetbombat të hidheshin në një vend jo të banuar në pyll. Megjithatë, paketa tjetër me ekuipazhe të tjera nga skuadrilja e tij u ngarkua sërish për të njëjtin objektiv natën e dytë. Petruka, duke e marrë vesh, la mesazh me shkrim tek piloti i ekujpazhit që është përgjegjës për planifikimin e misionit të radhës, se bëhet fjalë për kishat. Piloti i përmendur për pak kryen misionin pasi protestoi përmes zinxhirit komandues që nuk dha rezultat dhe, siç pretendon Petruka, ajo paketë shkatërron kishat përmes kasetbombave.
Piloti i përmendur sipas dëshmisë së Petrukës, pas luftës pati probleme psiqike dhe humbi jetën në një aksident ku u përplas me një avion të vogël civil të cilin vetë po fluturonte. Petruka pas luftës u takua me gjeneralin Short duke u ballafaquar për zgjedhjen e këtij objektivi të veçantë, për të cilin Short u përgjigj se nuk i mbante mend detajet.
Në vazhdim të historisë së shkatërrimit të objektivave civile, Petruka përmend se e njihte “Nuselalën e egër”, kolegun pilot i cili shërbeu në Shtutgart gjatë fushatës “Forca Aleate” dhe që personalisht i konfirmoi atij se nga ana e eprorëve të NATO, kishte urdhra të qëllimshëm të cilat synoheshin caqet civile në hapësirën e Jugosllavisë dhe siç dëgjoi miku i tij, kjo ishte bërë për t'u "dhënë leksion sërbëve".
Në fund të këtij rrëfimi, Petruka shprehet se mendon se ky ishte misioni më i mirë në karrierën e tij luftarake-pasi nuk e kreu.
Aksioni në urën tek gryka e Gërdelicës me trenin i cili në ato momente kalonte në urë ku u vranë 13 civilë, Petruka e cilëson si gabim. Ai personalisht nuk ka marrë pjesë në këtë mision, por e rindërton dhe e analizon me detaje, duke shfaqur një video me xhirim të ngadaltë të aksionit të ndërmarrë.
U konstatua se treni nuk ishte shënjestër pasi sic tha ai edhe sikur të ishte dikush në tren i cili duhej të qëllohej, nuk do të ishte kjo mënyra përmes mjeteve vdekjeprurëse. Misioni primar ishte shembja e urës përmes dy raketave AGM-130 (bombë me motor rakete GBU-15). Pamjet e transmetuara të aksionit shpjegojnë orarin e vëmendjes së WSO, i cili rendit këtë bombë praktikisht të kontrolluar nga radio, duke parë e fokusuar përmes një fushe të ngushtë në ekranin e kabinës. Petruka pretendon se WSO nuk mund ta shihte fare trenin që po afrohej ose të devijonte bombën pasi e pa në kohë dhe në fazën e afërsisë me goditjen, trajektorja e bombës do të kishte mbetur e njëjtë edhe sikur komanda për t’a ndryshuar këndin e saj të ishte kryer. Ai është i bindur se planifikimi i misionit ka qenë i gabuar, pasi është dashur vetëm të shikohet orari i trenit dhe se pikërisht për këtë gjë, goditja e urës në Novi Sad, është kryer në orën 3 të mëngjesit për shkak të trafikut të paktë mbi të.
0 komentet