Stojanoviq: Dizinformimi i Selimit, bashkëpunim i mirë për policinë zviceriane në mbrojtjen e Dik Martit
Nikolla Stojanoviq këshilltari për politikë të jashtme i kryeministres së Sërbisë Ana Bërnabiq, thotë se pretendimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi se policia zvicerane ende po mbron ish-prokurorin Dik Marti "prej shërbimit inteligjent sërb" është dizinformim i zakonshëm.
Stojanoviq në Tviter nënvizon se “reagimi i shpejtë i policisë sërbe, hodhi poshtë çdo dyshim për një komplot që vinte prej Sërbisë".
"Janë bërë përpjekje të mëdha dhe u vendos bashkëpunim i mirë me Policinë Federale të Zvicrës me qëllim mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së zotit Dik Marti. Për person të tillë i cili ishte mjaft i guximshëm në ekspozimin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë prej UÇK, përfshirë krimin e urryer të trafikimit ilegal të organeve humane të sërbëve etnikë, më e pakta që mund të bëjmë është të sigurojmë kthimin në normalitet të jetës së zotit Marti” ka thënë Stojanoviq.
Selimi më herët në Tviter ka nënvizuar se “policia federale zviceriane vijon të mbajë nën mbrojtje ish prokurorin Dik Marti pas zbulimit të konspiracionit prej shërbimit inteligjent sërb pasi kishte planifikuar vrasjen e tij dhe për këtë krim të tmerrshëm, të fajësonte shqiptarët".
0 komentet