Llajçak: Vuçiq dhe Kurti janë dakordësuar për zgjedhje të reja, duhet të mbahen muajt e ardhshëm

Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak ka thënë se të dy palët në takimin e fundit të krizës menaxhuese në Bruksel, janë dakordësuar se zgjedhjet e reja janë një prej elementëve kryesore për daljen nga kriza aktuale në veri të Kosovës, por nuk kanë rënë dakord sesi duhet të shkohet deri në de-eskalim.

Në intervistën e dhënë për Euronjuz Sërbia, Llajçak ka thënë se situata është serioze dhe askush nuk pretendon se nuk kemi krizë të madhe.

Siç tha ai, nuk egziston afat formal në të cilin Beogradi dhe Prishtina të përmbushin kërkesat e BE të cilat janë të formuluara në tri pika, por thekson se situata është aq e tensionuar saqë duhet të merren me të zyrtarët më të lartë botërorë, gjë që ndikon tek imazhi i Sërbisë, Kosovës dhe rajonit.

Llajçak ka folur edhe për propozimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por edhe për ndalimin e hyrjes së kamionëve me mallra sërb në territorin e Kosovës, si dhe për mënyrën sesi Bashkimi Europian ndjek arrestimet e sërbëve në Kosovë.

Të fillojmë me komentet e fundit që patëm këto ditë që vijnë nga Zhozef Borelli pas takimit me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE. Ata ndërkaq e kanë humbur durimin, kemi dëgjuar se planifikojnë masa të reja për Prishtinën. A do të ketë masa dhe për Beogradin dhe si shikohet kjo në tërësi?

Mua më kritikojnë se jam më shumë në krahun e Prishtinës sesa të Beogradit dhe ashtu sikurse më kritikojnë se jam më shumë në anën e Beogradit sesa të Prishtinës. Kjo tregon se jam diku në mes ashtu sikurse duhet të jetë. Jemi shumë të shqetësuar me situatën. Më shumë se një muaj kemi qidra-mijëra njerëz nëpër rrugë. Kemi pjestarë të policisë speciale kosovare dhe të Kfor. Kjo situatë qartësisht tregon se mund të shkohet drejt provokimeve. Kemi atmosferë të nderë. Për këtë arsye për ne është çështje thelbësore të shkohet drejt de-eskalimit. Që njerëzit të kthehen në jetën e tyre, e ne të kthehemi në punën tonë dhe të merremi me çështjet politike dhe jo me ato të sigurisë.

Në këtë situatë institucionet europiane, shtetet anëtare dhe Komisioni Europian, ka ndërmarë disa masa për të forcuar ndikimin e vet tek palët. Kjo nuk është iniciativa ime. Si negociator unë nuk luaj rreth kësaj. Masat janë të lidhura me njërën dhe palën tjetër që nuk përmbush atë që pritet. Ju e dini shumë mirë që këto kërkesa të BE janë të bazuara në tre pika: de-eskalim, zgjedhje të reja në veri me pjesmarrjen e sërbëve kosovarë dhe kthimi tek dialogu dhe implementimi i marrëveshjes së Ohrit.

Deri kur do të keni durim të prisni? A u keni dhënë afat palëve për të përmbushur pikat?

Nuk egziston afat formal. Por në politikë gjithça është e lidhur. Shikoni sesa përfaqësues ndërkombëtarë po angazhohen në këtë çështje. Kemi patur telefonata nga presidentja e KE Ursula fon der Lajen dhe sekretari i shtetit të SHBA Entoni Blinken. Marrja e këtyre masave u ndërmorr për shkak të situatës së nderë dhe serioze dhe që zyrtarët më të lartë botërorë duhet të merren me këtë dhe të përfshihen për t’a zgjidhur. E gjithë kjo mbahet  disi dhe në atmosferën në bashkësinë ndërkombëtare, në imazhin e Kosovës, Sërbisë dhe mbarë rajonit. Kështu që mendoj se mbi të gjitha është në interes të Sërbisë dhe Kosovës që kjo çështje të zgjidhet dhe rajoni të merret me çështje europiane e jo me menaxhimin e krizave.

Në një farë mase ju kritikojnë se duket sikur fjalët e BE po humbin fuqinë në kuptimin e fjalëve konkrete e kjo është de-eskalim. Për një muaj po dëgjojmë rreth de-eskalimit. Pa asnjë qëllim për të zvogëluar rëndësinë e kësaj, duke kuptuar se çfarë do të thuash, çfarë mund të bëhet më konkretisht që ky de-eskalim të mbërrijë?

De-eskalim do të thotë që kryekomunarët të tërhiqen prej godinave në të cilat ndodhen tashmë, mbi të gjitha në Lleposaviq. E të punojnë në vende të tjera ashtu sikurse dy kryekomunarë po punojnë në këto lokacione. Që do të thotë që të merren me ndonjë punë administrative por jo politike. Ata nuk kanë mandat për këtë nga ana e zgjedhësve në vendbanimet sërbe. Njëkohësisht presim që dhe demonstruesit dhe forcat speciale dhe Kfor të tërhiqen. Të kemi paqe, që njerëzit të kthehen në jetën e tyre të përditshme dhe ne të kthehemi në punët tona. Ky është de-eskalimi. E më pas vjen hapi për të biseduar për zgjedhjet e reja dhe sesi të shkojmë deri tek to.

A prisni zgjedhjet e reja në muajt e ardhshëm?

Zgjedhjet e reja sigurisht duhet të mbahen në muajt e ardhshëm. E kjo ka qenë një prej pikave që kanë rënë dakord Vuçiq dhe Kurti. Është e qartë se kryekomunarët nuk kanë legjitimitet të cilin duhet t’a kishin. Kryekomunarët me legjitimitet mund të jenë vetëm ata që zgjidhen prej sërbëve të Kosovës. Çështja që po merremi është se kur dhe si do të shkojmë deri tek kjo. E natyrisht që sërbët të jenë të motivuar për t’u ndjerë të sigurtë dhe të kemi zgjedhje të cilat të jenë të lira dhe përfaqësuese.  

Mendoni se janë dakordësuar për këtë në takimin e mëparshëm që u mbajt në Bruksel? Cilat janë përshtypjet tuaja? A ka ndonjë tregues se ata mund të bien dakord për ndonjë gjë tjetër?

Takimi i së enjtes së kaluar në Bruksel ishte për menaxhimin e krizës. Domethënë nuk ishte takim kushtuar normalizimit, dialogut, fatkeqësisht. Ajo çka është pozitive ishte se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan sesa serioze është situata. Kjo nuk u fsheh dhe nuk bërën sikur nuk ka krizë serioze në veri. Dhe e dyta, ata u dakordësuan se një nga elementët kryesorë të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Aty ku ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-eskalimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë bashkie dhe nga ku.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me Borellin. Pas këtij takimi ka thënë se detaji që intrigoi publikun kishte të bënte me mundësinë e mbajtjes së konferencës në të cilën do të jenë të pranishëm liderët e Beogradit, Prishtinës, BE dhe SHBA. Është nismë e BE apo e Edi Ramës?

Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritar për t'u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me ​​të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur zgjidhje. Ky është propozimi me të cilin doli. Jemi në kontakt të përditshëm me SHBA dhe kryeqytetet kryesore europiane. Por sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t'i kthehemi atij.

Nuk do t’a përjashtonit mundësinë e një konference të tillë?

Nuk ka pasur bisedë rreth asaj se çfarë mund të pritet nga kjo konferencë. Është shumë herët të spekullojmë rreth saj. Edhe një herë dëshiroj të theksoj se rolin e Ramës e shikoj si kontruktiv.  

A ishte konstruktiv propozimi i tij në lidhje me BKS?

Kjo është një letër shumë serioze dhe e mirë. E kemi analizuar dhe mendoj se është një letër cilësore. Sigurisht vjen jashtë procesit. Sipas të gjitha dokumenteve nga dialogu, është e qartë se Statuti i BKS duhet të ndërtohet në dialog. Sa i përket procesit, ai vjen nga jashtë. Por për sa i përket përmbajtjes dhe përbërjes, ka elementë që mund të shfrytëzohen.

Policët kosovarë u liruan, u lirua dhe një sërb i arrestuar. Por edhe një person tjetër u arrestua një ditë pas bisedimeve në Bruksel. A janë këto disa mesazhe që Beogradi dhe Prishtina po i dërgojnë BE?

Kjo çështja e arrestimit është mjaft e ndjeshme dhe një “irritues” i madh në mbarë procesin. Sa i përket arrestimit të sërbëve të Kosovës, dëgjojmë nga pala kosovare se ky është sundimi i ligjit dhe se ka material të mjaftueshëm ndaj këtyre njerëzve. Nga ana e Sërbisë dëgjojmë se kjo është fushatë politike kundër gjithë popullit sërb në Kosovë. Kjo është arsyeja përse është absolutisht e rëndësishme që të kemi pasqyrë të detajuar në çdo rast specifik, për të qenë në gjendje të vlerësojmë thelbin. Për këtë arsye i dhamë detyrë të re EULEX i cili e ka në mandatin e vet. Përfaqësuesja e Lartë kërkoi nga EULEX që të monitorojë të gjitha rastet më në detaje sesa më parë. Për të patur pasqyrë të saktë dhe që të mundemi në bazë të analizave të themi sesi ne i shikojmë rastet. Është e qartë se nëse dikush ka shkelur ligjin, duhet të mbajë përgjegjësi. Nga ana tjetër, nuk duhet të lejojmë që arrestimet të keqpërdoren për qëllime politike.

Një tjetër gjë që shkakton eskalim në terren është ndalimi i hyrjes së kamionëve me mallra sërbë në territorin e Kosovës. Si e shikoni këtë?

Ne po përpiqemi të vërtetojmë pikërisht të kundërtën. Katër liritë europiane, e kjo nënkupton edhe qarkullimin e lirë të mallrave. Këto bllokime janë pikërisht e kundërta. Dhe kjo është çështje para së gjithash e KE, por sigurisht edhe çështje e detyrimeve në lidhje me anëtarësimin në CEFTA. Dhe çështja është marrja e masave në përputhje me letrën dhe frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Askush nuk mund të thotë se kjo është lëvizje që e afron rajonin me BE. Dhe kjo duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në disa raste kemi dëgjuar nga ju dhe kolegët tuaj se situata duhet të zgjidhet në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh se Bashkimi Europian dhe Amerika janë para zgjedhjeve dhe se të gjithë do të keni gjëra të tjera për t'u marrë së bashku. A mund të thoni në këtë moment se jeni optimist se çdo gjë do të përfundojë deri në fund të vitit?

Mundemi të kthehemi shpejt dhe thjesht në procesin e normalizimit. Me të vërtetë duhet të ndërmarrim de-eskalim. E më pas mund të vazhdojmë punën për implementimin. Kemi marrëveshje që thotë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Nuk duhet të mendojmë për këtë-„e çfarë tani“. Platforma është këtu. Por më duhet të them se me të vërtetë BE, SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar janë të irrituar nga fakti që duhet të merremi sërish me krizën në veri të Kosovës në një situatë kur kemi luftë në Ukrainë dhe kur duhet të fokusohemi tek ajo. Kjo krizë nuk duhej të ndodhte. Ishte e parashikueshme, ishte e qartë se çfarë pasojash do të shkaktonte dhe për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar po e humb durimin. Kjo krizë u shkaktua pa nevojë dhe për këtë të gjithë presin që t'i rikthehemi axhendës dhe normalitetit.