Gjukiq: Përfaqësuesit e BE nuk përfaqësojnë politikat e shteteve të tyre, Borelli dhe Llajçaku shembujt më të mirë

Srećko Đukić
Burim: Kosovo Online

Anëtari i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish ambasadori Sreqko Gjukiq vlerëson se zgjedhja e drejtuesve të Bashkimit Europian nga Estonia-shtet që ka njohur Kosovën, nuk do të jetë deçiziv për Sërbinë pasi përfaqësuesit e BE kanë për detyrim që të përfaqësojnë politikat e Unionit dhe jo ato të shteteve të tyre dhe se shembujt e Zhozef Borellit dhe Mirosllav Llajçakut janë shembujt konfirmues.

"Tek opinioni ynë kjo ka lidhje dhe madje dhe në pjesën e establishmentit politik. Megjithatë, çdo përfaqësues i Bashkimit Europian apo çdo lloj organizate tjetër ndërkombëtare apo të vendit të tyre, operon në kuadër të mandatit që ka. Pra, kushdo qoftë ndërmjetësues, ai duhet të veprojë në përputhje me politikën e BE. Kemi patur Llajçakun nga Sllovakia, Borellin nga Spanja. Të dy këto vende nuk e njohin Kosovën e Metohinë por ata kanë operuar saktësisht nga pozita e BE që kërkoi normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohjen në praktikë mes Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Gjukiq.

Sipas fjalëve të tij shumë më tepër do të vendosin karakteret e përfaqësuesve të zgjedhur të BE dhe kjo nëse do të përfaqësojnë veglat e diplomacisë së butë apo të ashpër.

Ai thekson se ish kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, konsiderohet përfaqësuese e “diplomacisë së fortë”, por këtë do t’a praktikojë vetëm në kuadër të politikës së BE.

“Përmes kësaj ajo mund të udhëhiqet. Nuk ka ku të shkojë. Ashtu sikurse Llajçak vepronte në kuadër të politikës së Unionit Europian dhe jo në kuadër të polityikës së vendit nga vinte”, sqaron Gjukiq.

Ky diplomat thotë se Sërbia nuk ka raporte të veçanta me Estoninë ashtu sikurse dhe me vendet e tjera balltike dhe për këtë meritë ka dhe Sërbia dhe këto shtete pasi asnjë palë sikurse thekson, nuk është përpjekur të vendosë marrëdhënie më të ngushta dhe më të gjera diplomatike.

Megjithatë, edhe kjo nuk duhet të ketë rëndësi të veçantë sepse në BE ndryshojnë politikanët, por jo politika e saj e përvijuar.

“E gjitha kjo mund të shikohet përmes ndonjë prizmi tjetër, pasi ato vende balltike janë në periferi të Federatës Ruse, kanë me Rusinë përvojë negative, politikë tjetër në raport me tonën, por sërish merr Llajçakun dhe vendin e tij. Nuk është ky prioriteti. E rëndësishme është ajo çka dëshirojmë të arrijmë dhe nëse qëndrimi ynë në negociata mund të justifikojmë, që t’a mbrojmë, të këmbëngulim në politikën tonë. Njerëzit ndryshojnë pozicionet, por politika nuk ndryshon nëse njerëzit ndryshojnë, ose ndryshon vetëm në detaje” përmbylli Gjukiq.