Hoti: Estonia ndër të parat që njohu Kosovën, por Kallas dhe Orav duhet të vijojnë politikën neutral të BE

Afrim Hoti
Burim: Kosovo Online

Analisti politik nga Prishtina Afrim Hoti thotë se ish kryeministrja estoneze Kaja Kallas si shefe e re e punëve të jashtme të BE, por edhe Aivo Orav si shef i ri i Zyrës së BE në Prishtinë, pavarësisht nga ajo se vendi i tyre njohu pavarësinë e Kosovës në “valën e parë", duhet të ndjekin politikën neutrale të Bashkimit Europian për çështjen e dialogut.

"Definitivisht kushdo që të vijë nga Europa ai do të udhëheqë procesin nën mbulesën e Bashkimit Europian dhe në përgjithësi nuk është relevante nëse këta persona vijnë prej Estonisë apo Sllovakisë. Ata duhet të mbajnë pozicion neutral ashtu sikurse deri më tani ka mbajtur BE”, thekson Hoti për Kosovo onlajn.

Pyetjes nëse shikohet Kosova prej Balltikut, analisti thotë se politikanët estonezë e njohin shumë mirë çështjen e Kosovës veçanërisht pas vitit 1999 e më pas me njohjen e saj në vitin 2008.

“Estonia është ndër ato shtete që e njohën Kosovën në valën e parë. Dhe kjo u duk pasi qeveria kosovare gjithashtu vendosi marrëdhënie shumë të ngushta diplomatike me Estoninë. Në këtë kuptim ndoshta si pasojë e situatës së ngjashme pasi Estonia ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse, Federatës Ruse dhe duket se si pasojë e kësaj janë mjaft të ndjeshëm dhe shumë aktiv kur është fjala të drejtimin dhe forcimin e procesit dhe për çështjen e Kosovës”, konkludoi Hoti.