Subotiq: Zgjedhja e zyrtarëve estonezë në BE do të rëndojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Strahinja Subotić
Burim: Kosovo Online

Menaxheri programues i Qendrës për Politikë Europiane Strahinja Subotiq vlerëson se zgjedhja e politikanëve estonezë në disa poste drejtuese të BE, do të rëndojë përparimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës pasi ky vend mbështet padyshim pavarësinë e Kosovës por që zyrtarët e Unionit mund t’a kompensojnë këtë duke emëruar si ndërmjetës kryesor dikë që do të respektojë qëndrimin neutral të BE për këtë çështje.

“Ne nga Qendra Për Studime Europiane së fundi kemi qenë në Estoni dhe në mbarë Balltikun dhe mund të them se janë mjaft të njohur kur diskutohet Kosova, duke pasur parasysh se mbështesin fuqishëm pavarësinë e saj, çka është e mirë për Kosovën dhe keq për Sërbinë. Kanë parasysh se Estonia në këtë drejtim është subjektive. Pritet që Estonia të insistojë që në masë të madhe të kënaqë interesat e Kosovës, pra të Prishtinës dhe shumë më pak të Beogradit çka do t’a vështirësojë dialogun”, ka thënë Subotiq për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të tij egziston shpresë që Kaja Kallas në pozitën e shefes së diplomacisë europiane pikësëpari do të fokusohej në Rusi dhe se do të delegonte përfaqësues i cili do të udhëhiqte dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Subotiq thotë se kjo do të vazhdojë praktikën e nisur nga ish-shefi i diplomacisë së BE Zhozef Borelli i cili ndërmjetësues kryesor emëroi diplomatin sllovak Mirosllav Llajçak.

“Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë. E para, duhet të presim që nominimi i Kaja Kallas të kalojë në Parlamentin Europian. E më pas të shikojmë nëse Këshilli Europian do t’a miratojë kandidaturën e saj që do t’a pasonte Llajçakun”, thotë Subotiq.

Pritet që ndërmjetësi i ri në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të mos vijë prej Estonisë çka do të mundësonte objektivitet të shërbimit të jashtëm europian.

"Me gjasa shpresoj që të gjendet ndonjë i moderuar që vjen prej Europës Qëndrore që e njeh pak më mirë dhe Sërbinë dhe jo vetëm Kosovën dhe në këtë mënyrë do të përcjellë sinjal si Beogradit dhe Prishtinës që BE është krijesë e cila ka status neutral kur diskutohet Kosova dhe duke marrë në konsideratë se pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën. Në këtë këndvështrim besoj se europianët që janë të ulur në funksione të larta nga të gjitha shtetet anëtare të insistojnë pikërisht tek kjo. Pra, që Kaja Kallas të jetë pak objektive sesa ajo do të dëshironte të ishte kur diskutohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës” konkludoi Subotiq.