KUSH është-Nexhmi Rexhepi: Gjykatësi që promovon sundimin e ligjit, ish ambasadori që shkarkoi Thaçi

Nedžmin Redžep
Burim: Ustavni sud Kosova

Pushteti në Prishtinë po hedh zjarr ndaj punës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në krye të së cilës ndodhet Nexhmi Rexhepi ish-ambasadori që themeloi përfaqësinë diplomatike të Kosovës në Holandë dhe në Slloveni ku ishte i përfshirë në lirimin e Ramush Haradnajt. Rexhepi, duke marrë detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se "besimi publik tek rendi juridik dhe sistemin gjyqësor, është shenjë e çdo qytetërimi të zhvilluar".

"Çdo deklaratë që tenton të relativizojë apo paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk është vetëm papërgjegjshmëri, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit", është vetëm pjesë e deklaratës së fundit të ashpër të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi ortekun e akuzave të koalicionit qeverisës për pranimin e ankesës së Listës Sërbe dhe "moratoriumin" për vendimmarrjen e Parlamentit Kosovar.

U theksua se pavarësia e këtij institucioni "nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themeli i sundimit të ligjit".

"Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës mbrohen nga Kushtetuta dhe asnjë institucion, parti politike apo individ, nuk mund të përzihen në punën e saj", thanë gjyqtarët.

E atëherë, vetëm një ditë më pas, presidentja Vjosa Osmani përcolli komentet e saja mbi vendimin e tyre të fundit dhe i’u kthye "Kosova nuk mund të bllokohet për një nënkryetar". Ishte e qartë se nënkuptonte ndaj atij nga radhët e komunitetit sërb që nuk u zgjodh në proçesin e formimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Për analistët, padyshim që kjo është përzierje e politikës në vendimin që Gjykata Kushtetuese duhet të marrë deri më 30 shtator.

Atëherë do të mësohet nëse "arsyet ligjore apo politike" do të mbizotërojnë tek vendimi i kësaj gjykate.

Nëse do të gjykohet nga narrativa e sotme e kryetarit të kësaj gjykate Nexhmi Rexhepi-sundimi i ligjit do të jetë në vendin e parë në vendimmarrje.

"Besimi i publikut në rendin ligjor dhe sistemin gjyqësor, është shenjë dalluese e çdo qytetërimi të zhvilluar. Jemi shumë të lumtur për besimin e publikut që gëzon Gjykata Kushtetuese. Për ne, nevoja për besim publik, nuk nënkupton aspak nevojën për popullaritet. Besojmë tek ajo që është thënë se mungesa e besimit tek gjyqësori, është fillimi i fundit të një shoqërie. Roli dhe detyra e Gjykatës Kushtetuese është të "mbrojë dhe ruajë supremacinë e Kushtetutës", tha Rexhepi në vitin 2024 gjatë ceremonisë së marrjes së presidencës së Gjykatës Kushtetuese.

Ujërat diplomatike

Në biografinë e tij, kryesisht gjithçka lidhet me studimin e shkencave juridike.

Egziston vetëm një pjesë të karrierës së tij kur ai lundroi nga ato-në "ujërat diplomatike".

Rexhepi formoi përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Holandë dhe u emërua në atë pozitë nga presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu në 16 shtatorin e vitit 2009.

Rexhepi ishte aty deri në vitin 2013, kur u emërua ambasador në Slloveni.

Dekreti i emërimit u nënshkrua nga ish presidentja kosovare Atifete Jahjaga.

Rexhepi ka qenë aty përgjartë vitit 2013 kur u emërua për ambasador në Slloveni. Dekreti për emërimin e nënshkroi presidentja e atëhershme kosovare Atifete Jahjaga.

Pikërisht në atë periudhë të vitit 2015, në Slloveni në bazë të arrestimeve në mungesë, u arrestua Ramush Haradinaj.

Në një prej prezantimeve në publik, Rexhepi atëherë tha se priste prej Haradinajt të lihet i lirë në bazë të “lidhjeve tradicionale historike” mes popujve sllavë dhe atij shqiptar.

Në një nga paraqitjet e tij të rralla publike, Rexhepi aëherë tha se pret që Haradinaj të lirohej në bazë të "lidhjeve historike e tradicionale" mes popullit shqiptar dhe atij sllav.

"Besojmë se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, si dhe lidhjet historike tradicionale mes popujve tanë, duhet të shikohen jashtë asaj që ndodhi, pavarësisht se sa e padrejtë dhe e pakëndshme mund të jetë kjo situatë. Madje as opinioni publik slloven nuk e përjetoi dot këtë situatë, por që sot duhet të shikojmë përpara sesi të forcojmë më tej marrëdhëniet ndërshtetërore me interes të ndërsjelltë në të gjitha fushat", tha Rexhepi.

Kështu dhe ishte

Megjithatë, në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e shkarkoi atë nga detyra me shtatë ambasadorë të tjerë. Si arsye u dha "skadimi i mandatit".Për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese, u emërua më 9 gusht të vitit 2018, ndërsa për nënkryetarë do të zgjidhet më 10 dhjetor 2024. Pikërisht me propozimin e tij, 28 shkurti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës u bë anëtare e përkohshme e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane.

Vendimi u mor në kongresin e XX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane, e cila u mbajt në Tiranë këtë vit.

Në fjalën e tij, Rexhepi theksoi se anëtarësimi nuk është çështje avantazhi politik, por angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

"Gjykata jonë ka provuar se është mbrojtëse e këtyre vlerave", tha Rexhepi.

Biografia

I lindur më 1 shtator 1977 në Prishtinë, dhe biografia e tij zyrtare thotë se ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë në këtë qytet në vitin 2001, dhe studimet pasuniversitare tre vjet më vonë në Universitetet e Sarajevës dhe Bolonjës.

Gjatë shkollimit të një semestri, vizitoi mes të tjerash dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe Universitetin Xhon Hopkins.

Gjithashtu mbaroi shkëlqyer si në Universitetin Karl Francis në Grac por dhe në Ilinois dhe Kolegji Juridik në Çikago.

"Për qëllime profesionale, gjatë periudhës maj-korrik të vitit 2022, qëndroi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, si pjesë e programit për mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nga ana e Këshillit të Europës", bëhet e ditur në biografinë zyrtare.

Karrierën e tij profesionale Rexhepi e nisi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe vazhdoi si lektor në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Departamenti i së Drejtës Penale.

Një herë e në një kohë, ishte drejtues për çështjet ligjore në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave si dhe këshilltar ligjor në Zyrën Ndërkombëtare Civile.

Në këtë institucion të fundit, thuhet, "mori pjesë aktivisht në grupet e punës për zhvillimin e paketës së ligjeve të shtetësisë".

Rexhepi ishte dhe anëtar i ekipit që përfaqësoi Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Fjala është për kërkesën për opinion këshillimor të këtij institucioni pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Dy vjet më vonë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha një përgjigje pozitive pyetjes "A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare"?.

Megjithatë, ky vendim është ende objekt debati mes publikut profesional.

Rexhepi është i martuar dhe me bashkëshorten Afërdita kanë tri fëmijë.