Arqipeshkvia bën kallzimin e tretë penal ndaj Xhufkës për bastisjen në kishën e KOS

Nikola Džufka
Burim: Društvene mreže

Arqipeshkvia rashko-prizrenase deklaron se sot është bërë kallzimi i tretë penal ndaj Nikolla Xhufkës, shtetasit të Shqipërisë i cili paraqitet si peshkop fals dhe sërish thyejti drynin në kishën e Shënjt Kryeëngjëllit Mihal të shekullit XIV, Arqipeshkvia apelon se çështja e pozitës së duhur të kishave ortodokse sërbe në Kosovë sa më parë të merret në shqyrtim.

Kallzimi në 30 qershor në Prokurorinë kosovare Prishtinë e bëri i plotfuqishmi i Arqipeshkvisë.

Ndaj tij janë bërë edhe dy kallzime penale të njëjta.

“Ai sërish shqeu drynin në kishën e Shënjt Kryeëngjëllit Mihal të shekullit të XIV dhe për të tretën herë paligjshmërisht ka hyrë në kishën që është në pronësi të Arqipeshkvisë rashko-prizrenase, të cilën dëshiron t’a përvetësojë për organizatën e tij false”, thuhet në njoftim.

Nga Arqipeshkvia bëhet e ditur se Nikolla Xhufka vetparaqitet si person fetar ndonëse nuk është dhe nuk është i njohur as nga asnjë kishë ortodokse ndërsa në Shqipëri shpesh në media bën thirrje duke përhapur urrejtje dhe intolerancë.

“Arqipërshkvia rashko-prizrenase apelon tek bashkësia ndërkombëtare që të ndikojë tek autoritetet gjyqësore kosovare që më në fund të investojnë minimumin themelor të punës dhe vullnetit për mbrojtjen tonë, mbrojtje që i garantohet Kishës Ortodokse Sërbe, si dhe çdo personi apo organizate tjetër fetare në këtë zonë”, shtohet në njoftim.

Fakti është, thekson Arqipeshkvia se Nikolla Xhufka i cili padyshim përhap urrejtje fetare, mund të hyjë me forcë në objektin fetar të KOS tri herë pa u ndëshkuar çka është dhe aset kulturor dhe t’a përvetësojë për organizatën e tij, e cila, siç deklarojnë ata, nuk egziston ligjërisht dhe përmes mediave sociale i vë në shënjestër pjestarët e Kishës Ortodokse Sërbe dhe të KOS në tërësi dhe prej dy vitesh nuk është penguar nga ana e autoriteteve kosovare që t’a bëjë këtë.

Nga Arqipeshkvia shtohet se Kisha Ortodokse Sërbe lufton për minimum respekti për të drejtat e veta, siç është përdorimi i simboleve fetare dhe dekorimi i brendshëm i objekteve të saj, duke deklaruar se e gjithë kjo, flet "për mangësi serioze dhe sistematike të sistemit juridik kosovar".

“Duke pasur parasysh se institucionet kosovare përgjatë gjithë kohës na tregojnë se nuk janë të interesuara të respektojnë të drejtat tona, si mbrojtjen minimale nga keqtrajtime të tilla, ashtu edhe kthimin e të gjitha të drejtave që na ishin garantuar, por që na u hoqën ndërkohë, bëjmë thirrje se çështja e pozicionit ligjor të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë sa më parë të merret në shqyrtim sepse tani është e qartë për të gjithë se vetë mbijetesa jonë në këto zona, varet nga zgjidhja e kësaj çështjeje, duke marrë të drejta të veçanta dhe të garantuara ndërkombëtarisht”, konkludohet në njoftimin e Arqipëshkvisë rashko-prizrenase.