Avokat Delleviq: Ka mbaruar seanca dëgjimore e Todoroviqit, nesër sërish para gjykatës

Administrativni prelaz Jarinje
Burim: Kosovo Online

Avokat Millosh Delleviq ka thënë mbrëmjen e sotme për Kosovo onlajn se ka mbaruar seanca dëgjimore e Nikolla Todoroviqit i cili u ndalua në vendkalimin administrativ të Jarinjës.

"Mbaroi me dëshminë e tij Todoroviq. Mbi të rëndon vepra penale e goditjes ndaj personave zyrtarë" ka thënë mbrojtësi i Todoroviqit, avokat Millosh Delleviq. 

Ky i fundit ka thënë se Todoroviq gjatë seancës së nesërme dëgjimore do të dalë sërish para gjykatës.  

"Nesër sërish do të dalë para gjykatësve të cilët do të vendosin për ecurinë e mëtejshme të këtij rasti" ka thënë Delleviq. 

Todoroviq u ndalua mbasditen e sotme në Jarinjë, ndërsa ishte duke udhëtuar me autoveturën e tij drejt komunës së Sërbicës nën shoqërimin e fëmijëve, për një festë familjare.  

"Efektivët e policisë kosovare e ndaluan për shkak të mungesës së dokumentacioneve për fëmijët, në prani të këtyre të fundit, policia e keqtrajtoi Todoroviqin momentin kur ky i fundit kundërshtoi veprimin e policëve” bën të ditur Zyra për Kosovë e Metohi. Policia Kosovare ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se Todoroviq do të mbahet 48 orë në qeli për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar.