Bashkëshortja e Milanit për dramën në Jarinjë: Pyeta për burrin, ndërsa polici mbante pushkën në duar

Suzana Jovanović supruga Miljan Jovanović Kosovo online
Burim: Kosovo Online

Bashkëshortja e ish efektivit të Policisë Kosovare Milan Jovanoviq i arrestuar gabimisht dje në Jarinjë dhe i liruar sot, Suzana Jovanoviq thotë se pas një nate pa gjumë, të gjithë në familje janë ende nën stres, përfshirë edhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët. ishin në vendkalim mbrëmë ku ishin dëshmitarë të arrestimit të të atit të tyre.

"Gjithçka ka qenë kaotike. Na mbajtën një orë e gjysmë ndoshta më shumë në kalimin administrativ dhe nuk e dija në këtë moment se ku ndodhej ai. Më thanë të prisja me fëmijët në autoveturë dhe të mos dilja. Qëndruam në autoveturë dhe pas një orë e gjysmë erdhi polici i cili hapi derën dhe tha se bashkëshorti dëshiron të bisedojë me mua” flet Suzana për Kosovo onlajn.

Siç thotë ajo, e pyeti policin se përse nuk vjen vetë Milani të më thotë se për çfarë bëhet fjalë e në fakt tashmë e kishte të qartë se ai e kishte të ndaluar të vinte në autoveturë.

Në këtë moment, pashë se me sa shpejtësi skëterre mu afrua xhipi i njësisë ROSU.

"Atëherë e kuptova se për çfarë bëhet fjalë, dola nga autovetura dhe e pashë Milanin me pranga në duar ku po tentonte t’i çonte për të më treguar se është arrestuar. Ngela pa fjalë nën shok të plotë….Polici që qëndronte pranë tij i shkeli syrin që mos të fliste dhe mos tregontë asgjë“ kujton ajo.

Dy fëmijët pesë dhe shtatë vjeç, ishin pjesë e kësaj skene.

"Fëmijët u tronditën, filluan të qanin e të thërrisnin të atin…dhe për të ishte e vështirë. Në këtë tronditje kërkova ta filmoja me telefon duke menduar se askush nuk do të më besojë se një njeri që nuk është absolutisht fajtor për asgjë, të arrestohet në një mënyrë të atillë, para fëmijëve të mitur. Por kur panë që e nxora telefonin nga xhepi, e futën në xhip” rrëfen Suzana.

Tre policë hyrën me Milanin në xhep ndërsa një qëndroi para.

"Afrova fëmijët, që të mos i lija anës rrugës. I’u afrova policit të Rosu i cili qëndronte pranë xhipit për t’a pyetur se çfarë po ndodhte, përse u arrestua Milani, ku po e çonin... Në atë moment, kur po afrohesha me fëmijët, polici filloi të lëviste dorën tek pushka.... Nuk na e drejtoi, por ishte një situatë e pakëndshme. I afrohem policit me fëmijët për t'i kërkuar diçka dhe ai mbante në gatishmëri pushkën...“ thotë Suzana.

Milanin më pas e morën e ndërsa ajo mbeti me fëmijët në rrugën e ngarkuar, në momentin kur, siç shton ajo, filloi të fryjë një erë e fortë dhe të binte dëborë.

"Fëmijët ende bërtisnin, pyesnin se ku ishte babi... Unë i‘u afrova edhe policëve që kishin mbetur në vendkalim për t'i pyetur se ku ishte dhe përse e arrestuan, por ata thjesht ngrinin supet dhe përsëritën se kjo është procedura. Unë e kuptoj punën dhe procedurën, por i pyeta nëse mund të ishte bërë në mënyrë më të bukur dhe më njerëzore dhe jo para fëmijëve... Ata thjesht ngritën supet dhe përsëritën se kjo ishte procedura“ rrëfen ende e tronditur dukshëm gruaja e Milanit.

Pas një nate pa gjumë, fëmijët janë tani tek gjyshi e tek gjyshja për të marrë veten prej tronditjes.

“Telefonat po bien, të gjithë jemi nën stres...” ka shtuar Suzana Jovanoviq.