Daçiq: Arrestohet anëtar i UÇK-së për dyshime për krime lufte në vitet 1998 dhe 1999

Uhapšen pripadnik OVK
Burim: MUP Srbije

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, njoftoi se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit, kanë arrestuar një person për veprën penale krim lufte kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit, në pikën kufitare Batrovc, arrestuan M.L. (46) nga Peja, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krim lufte kundër popullsisë civile”, sqaroi Daçiq.

Ministri theksoi se i arrestuari dyshohet se gjatë viteve 1998 dhe 1999, si pjesëtar i UÇK-së – Zona Operative e Dukagjinit, fillimisht ka kaluar trajnim selektiv dhe më pas ka marrë pjesë në sulme terroriste të drejtuara kundër pjesëtarëve të MPB-së së Serbisë dhe Ushtrisë së Jugosllavisë.

“Ai, si pjesëtar i atij grupi të komanduar nga Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe masakrimin e punonjësve të policisë”, shtoi Daçiq.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, me kallëzim penal, do t’i dërgohet Prokurorisë Publike për Krime Lufte.