Gjykimet për krime lufte: Përballja me të kaluarën apo drejtësi në bllokadë politike
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar më 8 dhjetor se derimë tani janë ngritur 33 padi ndaj 89 personave për veprën penale të krimeve të luftës. Njëkohësisht më 20 nëntor në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e parë e gjykimit të parë në mungesë për krime lufte. Duke e analizuar këtë temë, bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn tentojnë të shkojnë deri tek përgjigja nëse këto procese do të kontribuojnë në pajtimin mes popujve në Kosovë, apo do të sjellin mosbesim edhe më të madh, sidomos tek komuniteti sërb.
Avokati beogradas Tomisllav Vishnjiq dyshon se të tilla procese mund të sjellin pajtim.
Ai beson se deklaratat e zyrtarëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës për drejtësinë dhe përballjen me të kaluarën janë ekskluzivisht të destinuara për “përdorim të jashtëm”.
"Kjo deklaratë është menduar për jashtë. Praktika e tyre tregon se ata dhe shumë raste të thjeshta që përfshijnë nacionalitete të ndryshme, sërbët, nuk mund t’i zgjidhin në nivel vendor. Nuk kam shumë besim në atë deklaratë dhe mendoj se ajo kryesisht është e destinuar për konsum të jashtëm”, thotë Vishnjiq.
Për avokatin dhe ish kryetarin e Gjykatës Ushtarake në Beograd Gjorgje Trifunoviq, në hapësirën e Ballkanit proceset e krimeve të luftës përherë kanë qenë politike dhe jo çështje drejtësie.
„Në hapësirat tona qysh prej fillimit të viteve ’90 e deri më sot çështja e krimeve të luftës përherë ka qenë çështje politike. Kurrë nuk ka egzistuar neutralitet serioz, objektivitet ku çdo palë kërkon të mbulojë krimet e veta ndërsa ndjek penalisht palën kundërshtare. Dhe me këtë fituan pikë të ndryshme politike. Kjo po ndodh edhe sot kur bëhet fjalë për B&H, Kroacinë dhe tani Kosovën. Nuk ka asgjë të re aty” thotë Trifunoviq.
Prokuroria Speciale nga 33 raste të krimeve të luftës, veçanërisht ka apostrofuar dy-Dubravën dhe Mejën, në të cilat ka më së shumti të akuzuar.
Thuhet se për vuajtjet e shqiptarëve në Mejë janë përfshirë 53 persona, ndërsa për egzekutimin dhe zbatimin e planit ngarkohen më shumë se 37 të akuzuar.
Për vrasjen e të burgosurve në Dubravë, hetimi po zhvillohet ndaj 88 të akuzuarve, prej të cilëve vetëm Gavrillo Millosavljeviq nga Istogu ndodhet në paraburgim dhe më 7 dhjetor për herë të parë është sjellë para gjykatës.
Prokurorët kujtuan se të dy rastet i kanë trashëguar nga Euleks.
Ky i fundit më dhjetor të vitit 2018 institucioneve në Prishtinë, i dorëzoi gjithsej 495 dosje të policisë për rastet e krimit të organizuar, 434 dosje të rasteve të krimeve të luftës, dosje të rasteve të personave të zhdukur, dosje të lëndëve në të cilat ka punuar vetëm EULEKS dhe më shumë se 1,400 dosje të lëndëve të prokurorisë në institucionet në Prishtinë.
“EULEKS përmbylli rikonfigurimin e vet më 14 dhjetor të vitit 2018 duke arritur kështu gatishmërinë e plotë operacionale siç parashikohet me mandatin aktual. Gjatë muajve të fundit të rikonfigurimit, u përmbyllën shumë procese të jashtme e të brendshme duke lejuar që Misioni të bëhej plotësisht operativ në përputhje me mandatin e rishikuar. Pra deri në mes të dhjetorit, EULEKS përfundoi transferimin e një numri të caktuar të detyrave të mëhershme "forcuese" në Zyrën e BE në fushat e Policisë Kosovare, Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë të Kosovës dhe Regjistrit Civil. EULEKS dorrëzoi tek zyrat egzistuese dhe ndau raportet e dorrëzimit me stafin e zyrës së BE të rekrutuar së fundmi brenda fushave të tyre të ekspertizës. Ngjashëm me këtë në lidhje me përfundimin e shfuqizimit gradual të kompetencave egzekutive të Misionit në fushën e drejtësisë, EULEKS përmbylli dorrëzimin e dosjeve të mbetura të lëndëve policore dhe prokurorisë tek autoritetet kosovare” thuhet në Aneksin 1 të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri pranë Sekretarit të Përgjithshëm të KB për aktivitetet e Misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë nga 16 tetor 2018 deri më 15 janar 2019.
Avokati Tomisllav Višnjiq thotë se është veçanërisht intriguese se Prokuroria Speciale ka apostrofuar vetëm dy raste të “trashëguara”.
“Kjo më ngjan pak si justifikim i fondeve të përdorura për financimin e Prokurorisë, në kuptimin se ja këto dy raste theksohen si çështje kryesore në punën e tyre. Fakti është se një numër i madh i personave të dyshuar me shumë mundësi nuk ndodhen në territorin e Kosovës dhe këto raste mund të kenë vetëm dy rrjedha. Njëra është se të akuzuarit gjykohen në mungesë ndërsa tjetra është që rastet të qëndrojnë derisa ata persona të jenë në dispozicion të gjyqësorit të Kosovës”, beson Vishnjiq.
Ky i fundit gjithashtu vlerëson se raporti i Prokurorisë Speciale për numrin e madh të rasteve për krime lufte është tentativë për të krijuar paralele me Këshillat e Specializuara të Kosovës në Hagë, por edhe për të arsyetuar shumën e madhe të financimeve që po shpenzohen.
“Definitivisht kjo është një prej “marrëdhënieve me publikun” që mundëson qeveria kosovare pra prokuroria e shfrytëzon. Aq më tepër që raporti u publikua në javën kur u ndërpre gjyqi në Hagë si pasojë e vdekjes së njërit prej avokatëve mbrojtës. Në këtë kuptim, ky u bë lajmi kryesor për nevojat e brendshme politike në Kosovë”, thotë Tomisllav Vishnjiq.
Dhe për Gjorgje Trifunoviqin apostrofimi i dy subjekteve më të mëdha është i kontestuar, por për këtë bëhet fjalë rreth procedurave që është dashur t'i zgjidhë EULEKS.
"Transferimi i subjekteve të krimeve të luftës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ishte vendim politik në funksion të 'njohjes faktike të Kosovës si shtet i pavarur'", beson Trifunoviq dhe shton se fakti që Prokuroria Speciale nuk i ka argumentuar detajisht 33 aktakuzat, krijon përshtypjen se të akuzuarit janë ekskluzivisht sërbë.
“Vetë njoftimi në vetvete është sipërfaqësor. Nuk dihet se për çfarë ngjarje bëhet fjalë. Dyshohet se mund të jenë sërbë. Sikur të kishin thënë se cilat ishin ato ngjarje, përveç atyre që janë të njohura dhe se në mesin e atyre 89 personave kishte edhe shqiptarë, pra pjesëtarë të UÇK që kryen krime të padiskutueshme ndaj sërbëve, atëherë e tillë deklaratë do të kishte më shumë forcë. Por, edhe ai fjalim i prokurorit special është në funksion të ngjarjeve politike në Kosovë dhe kështu duhet interpretuar” thotë Trifunoviq.
Për Asdren Hoxhën avokat nga Prishtina nuk ka asnjë dilemë sesi gjykohet por thotë se këto procese mund të sjellin pajtim mes popujve.
“Fjala është vetëm për viktimat kosovare dhe për të akuzuarit. Kosova jo vetëm që po përballet me veten për të zgjidhur disa gjëra, por po tenton të sjellë drejtësi për viktimat që presin 25 vjet. Mendoj se këto veprime mund të kontribuojnë në pajtim, sepse pa drejtësi nuk ka pajtim dhe këto viktima kërkojnë drejtësi dhe ne duhet t'i shikojmë gjërat nga këndvështrimi i tyre. Përherë jam dhe në çdo procedurë që sjell drejtësi. E tashmë gjithçka kjo është çështje rast pas rasti”, thotë Hoxha.
Kryeprokurori Blerim Isufaj duke përmbledhur vitin e punës, theksoi se Prokuroria Speciale përkundër pengesave të shumta, ka vazhduar ndjekjen penale për të gjithë të pandehurit.
“Kur kemi pranuar rastet e krimeve të luftës si prokurorë vendorë, kemi marrë subjekte të pa indeksuara. Megjithatë, falë punës së madhe të prokurorëve dhe stafit, sot kemi pasqyrë të qartë të rasteve të krimeve të luftës. Ne bashkohemi për drejtësi dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë mendim apo shënjestrim në baza të tjera, siç është kombësia apo diçka tjetër”, tha Isufaj.
E Hoxha nuk mendon se aktakuzat janë “monoetnike”.
“Nuk mund të them që është monoetnike. Mes të akuzuarve për krime lufte, keni edhe pjestarë të kombësive të tjera. Por këto janë krime lufte të kryera nga ana e atyre që ishin, si të thuash, "në anën sërbe". Epo, tani, nëse ata shqiptarë, romë, boshnjakë, turq, sërbë apo malazezë... kjo është pak e rëndësishme, por ata janë në atë anë dhe akuzohen se kanë kryer ato krime të pretenduara lufte në atë anë. A është ky problem, siç deklaroi prokurorja, a janë ata në shumicë në Sërbi apo Mal të Zi dhe se aty fshihen? Mund të jetë ose jo, pasi ka pasur përmbushje dhe ndryshime në ligjin e ri për procedurën penale për gjykimet në mungesë për veprat penale të krimeve të luftës. Sidomos pas datës 18 shkurt, kur hyri në fuqi ligji i ri për procedurën penale, duke mundësuar gjykimet në mungesë, disa prej të cilave tashmë kanë nisur. Në të parën është mbajtur seanca fillestare dhe tani është e rëndësishme që të caktohet një avokat sipas detyrës zyrtare, nëse nuk ka autorizim nga i akuzuari dhe se këto procese do të nisin”, thotë Hoxha.
Pyetjes rreth aktakuzave për krime “nga ana tjetër”, Hoxha thotë se sipas njohurive të tij, vetëm një rast i tillë është zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit në pritje të vendimit.
“Të gjitha subjektet e tjera janë proceduar pranë Këshillave të Specializuara në Hagë. Në bazë të mandatit të atyre Këshillave të Specializuara, ato mund të marrin përsipër lëndët që kanë filluar të procedohen në gjykatat tona, por edhe ato që nuk kanë filluar, këtë subjekt nuk e morën”, thotë Hoxha.
Në Departamentin e Veçantë të Gjykatës Themelore në Prishtinë më 20 nëntor u mbajt pjesa e parë e gjykimit të parë në mungesë për krime lufte kundër të akuzuarit Çedomir Aksiq. Akuzohet për krime lufte të kryer nga janari deri në maj 1999 në Kosovë.
Në seancën e mbajtur nga kryetarja e gjykatës Violeta Namani-Hajra, si avokat i Aksiqit u paraqit Zharko Gajiq.
Prokurorja Habibe Salihu tha se kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për të siguruar praninë e të akuzuarve, por kjo nuk është arritur.
Ajo i‘u referua nenit 303 të Ligjit për Procedurën Penale, sipas të cilit kryetari i trupit gjykues mban seancë për të përcaktuar arsyen e mungesës së të akuzuarit dhe për të vlerësuar çdo sqarim apo dëshmi nëse ai vullnetarisht ka vendosur të mos paraqitet në seancën kryesore.
Asdren Hoxha, thotë se është e vështirë të marrësh “fatin” e këtij subjekti dhe subjekteve të tjera pasi bëhet fjalë për procese të ndërlikuara dhe të vështira për t'u vërtetuar.
„Si juristë duhet të themi se këto janë procedura të vështira, mjaft të vështira për t’u provuar. Aq më tepër që ka kaluar shumë kohë nga koha kur ato krime konsiderohen se janë kryer, tani janë bërë 25 vjet. Të shikojmë sesi do të shkojë, kjo është diçka e re për gjyqësorin kosovar” thotë Hoxha dhe shton se nuk është përkrahës i gjykimeve në mungesë.
“Përgjithësisht si jurist nuk jam përkrahës që të gjykohet në mungesë, pasi jam përkrahës që njeriu të mbrohet dhe të ketë mbrojtje adekuate. Kështu që në mungesë kam dyshime të pastra“, thotë Hoxha.
Tomisllav Vishnjiq sqaron se në këto procedura egzistojnë vetëm dy mundësi.
„Mund t‘a reduktojmë praktikën ndërkombëtare në praktikën e vendeve në mjedisin përreth ku secili gjykon qytetarët e vet ku nuk ka ekstradim. Me faktin se problemi me Kosovën është i shumëanshëm sepse nuk kanë statusin e shtetit sipas rendit tonë të brendshëm juridik. Bashkëpunimi me prokurorinë e tyre, nuk e di nëse është arritur nga Prokuroria jonë për Krime Lufte. Por, në këtë kuptim, kontaktet dhe mundësia e ekstradimit nuk ekzistojnë, të paktën jo në fazën aktuale”, beson Vishnjiq.
Gjorgje Trifunoviq thotë se aktakuzat e ngritura padyshim që do të shkaktojnë probleme për personat e akuzuar dhe se nuk do të ketë progres derisa, siç thotë ai, të vendoset ndonjë bashkëpunim juridik ndërkombëtar mes Sërbisë dhe Kosovës.
"Çështja e nevojës për të diskutuar krimet e luftës nuk duhet të jetë e diskutueshme. Kushdo që di për krim lufte është i detyruar t‘a diskutojë atë. Megjithatë në rrethanat tona, nuk është çështje juridike, por politike e përderisa këto marrëdhënie nuk normalizohen direkt mes Sërbisë dhe Kosovës në çfarëdolloj mënyre të vendoset bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, nëse duhet quajtur kështu, atëherë do të jetë vazhdimisht objekt i një lloj tregtie, me ndikim politik dhe vështirë se do të arrijmë tek e vërteta e vetme, është shumë e vështirë”, paralajmëron Trifunoviq.
Në këtë opsion bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Kosovës e llogarit edhe Hoxha por pranon se është fort e vështirë të realizohet.
Ai kujton se proceset për krime lufte deri më tani janë zhvilluar në rajon, ndërsa rezultatet varen nga bashkëpunimi i prokurorive.
„Kemi Gjykatë Speciale në Beograd që është marrë me këtë lloj vepre penale. Kemi gjykatë në Bosnjë, kemi disa gjyqe që vazhdojnë ende në Kroaci... Por ky është subjekt pas subjektit dhe rast pas rastit. Disa vende të tjera të ish-Jugosllavisë bashkëpunojnë më mirë në këtë drejtim. Tani pothuajse ishte një rast në Kroaci ndaj një zyrtari ushtarak nga Sërbia ku u dëgjuan dëshmitarët në gjykatën në Beograd. Pra, ka bashkëpunim absolut mes Kroacisë dhe Sërbisë, çka nuk është rast mes Sërbisë dhe Kosovës, kështu që do të jetë shumë e vështirë të shkohet drejt këtyre rasteve” thekson Hoxha.
Ky i fundit hedh poshtë mundësinë që bëhet fjalë për “akuza monoetnike” dhe se është tentativë e Prishtinës për të krijuar një pandemonium për Këshillat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
"Varet se si e shikon dikush këtë. Ndoshta sërbët dhe Sërbia kështu mund t‘a shikojnë ashtu sikurse se kjo është ndonjë kundërpeshë ndaj Këshillave të Specializuara në Hagë, por unë nuk mendoj kështu. Mendoj se prokuroria është institucion në të cilin qytetarët drejtohen përmes policisë. Krime të tmerrshme kanë ndodhur gjatë viteve 1998 dhe 1999, të cilat duhet të kenë epilog. Në bazë të atyre deklaratave, në bazë të disa provave të tjera materiale, është shkuar drejt atyre aktakuzave të drejta, me mandat dhe të drejta ligjore të institucioneve të Kosovës që t‘a zgjidhin atë dhe t'u japin drejtësi viktimave“. thekson ai.
Në këtë dyshon dhe Gjorgje Trifunoviq.
“Nuk mendoj se ka ndonjë kundërpeshë për Këshillat e Specializuara me seli në Hagë, sesa këto lëndë nën juridiksionin e Kosovës kanë më pak rëndësi sesa lëndët që janë lënë aty për t’u përfunduar. Nëse është kjo pjesa e veçantë apo përbërje e Tribunalit të Hagës këtë nuk e di, pasi egzistonte gjykatë për Jugosllavinë dhe Ruandën dhe ndoshta Kosova ishte në atë Jugosllavi dhe nuk e di se përse do të egzistonte gjykatë e veçantë vetëm për Kosovën” thotë Trifunoviq.
Sipas fjalëve të tij, ngritja e aktakuzave padyshim do të shkaktojnë telashe për qytetarët e Sërbisë që janë akuzuar ndërsa e gjithë historia për krimet e luftës po keqpërdoret.
“Natyrisht që egziston pengesë që qytetarët e Sërbisë që ndodhen në listën e të akuzuarve, të udhëtojnë, të lëvizin, sepse ka mundësi që shtete të caktuara të egzekutojnë urdhra dhe arrestime ndërkombëtare në favor të gjyqësorit të Kosovës. Natyrisht se për çfarë bëhet fjalë duhet të hetohet dhe do të duhet shumë kohë që kjo të ndodhë, sepse e gjithë situata po keqpërdoret për të bërë presion mbi qytetarët sërbë. E njëjta gjë është edhe në republikat e tjera, Kroaci, B&H. Gjykatësi hulumtues në pension Vojisllav Mediq shkoi në Kroaci për dhjetë vite, aty bëri shtëpinë e më pas e arrestuan” përmbylli Gjorgje Trifunoviq.
0 komentet