Delleviq dhe Milkoviq: Dy dëshmitarë të prokurorisë “si dëshmitarë të mbrojtjes”, i treti nuk ka lidhje me ngjarjen e aktakuzës

Sudjenje Zoranu Kostiću i Draganu Miloviću
Burim: Kosovo Online

Para Sektorit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës sot u dëgjuan tre dëshmitarë të prokurorisë në çështjen kundër Zoran Kostiqit dhe Dragan Milloviqit të akuzuar për gjoja krime lufte ndaj popullsisë civile në Vushtrri gjatë konfliktit të vitit 1999. Dy dëshmitarët sikurse tha avokati i Milloviqit, Millosh Delleviq, dëshmoi se klienti i tij mori pjesë në shpëtimin e civilëve shqiptarë gjatë konfliktit në Kosovë. Dëshmitari i tretë i cili kishte të bënte me Zoran Kostiqin, nuk ka lidhje direkte me ngjarjen që akuzohet, thotë avokati i Kostiqit, Predrag Milkoviq.

Ky i fundit pas dëshmisë, u ka thënë gazetarëve se dëshmitari i cili në këtë rast kishte të bënte me klientin e tij nuk është dëshmitar dhe se nuk ka lidhje direkte me cilëndo ngjarje të aktakuzës.

“Ky është i ashtuquajtur dëshmitar ’më the-të thashë’, dëshmitar dezhurn në këtë gjykatë për të gjitha çështjet që kanë ndodhur prej krijimit të këtij institucioni. Ky dëshmitar nuk ka patur asnjë dijeni, çdo informacion i tij i përket dikujt, kush e di se kujt dhe jo që të ketë parë diçka. Nuk është dëshmitar, nuk ka lidhje direkte me cilëndo ngjarje të aktakuzës, megjithatë, ai sikurse tha, dëgjoi disa njerëz që njihnin disa të tjerë” ka thënë Milkoviq.

Ndaj, thotë ai, ngrihet pyetja-si i dëgjoi ai ata, në cilën pozitë, në cilin kuptim, a është ndonjë prokurori paralele dhe kush i’a njohu këtë autoritet.

“Pyetja është konkrete, a ka prova materiale, a ka dijeni konkrete, u përgjigj se nuk ka dhe se nuk e di. Për mua kjo është tërësisht e mjaftueshme se bëhet fjalë për dëshmitar që është montuar nga ana e prokurorisë dhe besoj dhe në procese të tjera që të paraqesë tezat e prokurorisë dhe asgjë tjetër” ka thënë Milkoviq.

Nga ana tjetër avokati i Dragan Milloviqit, Millosh Delleviq thekson se dëshmitarët që kishin të bënin me klientin e tij, faktikisht ishin dëshmitarë të mbrojtjes.

“Këta dëshmitarë konfirmuan se Dragan Milloviq kishte marrë pjesë në shpëtimin e civilëve shqiptarë, se shpëtoi 200 apo 300 civilë të kombësisë shqiptare dhe ky njeri vazhdon të gjendet në paraburgim. Ja se kë akuzon Prokuroria Speciale për krime lufte” ka thënë Delleviq.

Zoran Kostiq dhe Dragan Milloviq u arrestuan në shtator të vitit 2023 dhe prej atëherë ndodhen në paraburgim.

Së bashku me ta u arrestua dhe Ilia Ellezoviq i cili vdiq.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit në maj të vitit 2024.