Mbrojtja e sërbëve të arrestuar në Lipjan: Volumi i provave të prokurorisë se kanë kryer krime lufte
Ndaj sërbëve Boban Toniq dhe Nadica Çepkenoviq si dhe ndaj goranit Mirsad Ibro të cilët dje u arrestuan në Lipjan, rëndon vepra penale e krimeve të luftës ndaj popullsisë civile në bashkëfajësi, deklarojnë avokatët Jovana Filipoviq dhe Predrag Milkoviq pas seancës së masës së arrestit në Gjykatën Speciale të Prishtinës.
Mbrojtja konfirmon se prokurori paraqiti volum provash dhe se nuk u preçizuan se ndaj kujt rëndonin ato.
Avokatja e Nadica Çapkenoviqit nga Lipjani, Jovana Filipoviq, thekson se ndaj të dyshuarës rëndon vepra penale e kryerjes së krimeve të luftës ndaj popullsisë civile në periudhën 1998-1999.
“Përsa i përket veprimeve konkrete që i ngarkohen, kjo kërkesë për caktimin e paraburgimit nuk preçizohen absolutisht asgjë. Përgjithësisht është bërë e ditur se ata, si punonjës të burgut të Prishtinës, dega në Lipjan, kanë pasur raporte të caktuara ndaj tyre përsa i përket keqtrajtimit të të burgosurve, por absolutisht nuk egziston asnjë individualizim, nuk egziston askush që të jetë dëmtuar nga veprimet e tyre, në asnjë mënyrë. Nuk egziston asnjë provë e vetme që ata të kanë kryer veprën penale me të cilën akuzohen, madje as vendimin për nisjen e hetimeve nuk është dorrëzuar. Fatkeqësisht, jemi mësuar që prokuroria të shkelë ligjin në dëm të të dyshuarve” ka thënë Filipoviq.
Kjo e fundit theksoi se shpreson që Prokuroria t’i dorrëzojë mbrojtjes vendimin për nisjen e hetimeve.
“Të shikojmë nëse do të sillen në përputhje me këtë pasi sigurisht ata në një lloj mënyre heshtjeje duken që e zvarrisin, pra për të mos i’u bindur urdhërit të gjykatës”, ka thënë Filipoviq.
Kjo e fundit pret që gjykata të mos caktojë masën e paraburgimit.
“Përsa i përket caktimit të paraburgimit, presim vendimin dhe shpresojmë që të jetë pozitiv, që të mos caktohet asnjë masë e paraburgimit, pra që gjykata më në fund të sillet në përputhje me propozimet tona dhe të caktojë ndonjë masë tjetër më të butë, nëse vlerëson se caktimi i ndonjë mase është i domosdoshëm. Nuk egziston dyshim bazik, ndaj nuk do të duhet të caktohet çfarëdolloj mase” ka thënë Filipoviq.
Avokati i Boban Toniqit nga Lipjani, Predrag Milkoviq, konfirmon se prokurori paraqiti volum të pretenduar provash për veprat penale dhe bashkëkryerës në mes të arrestuarve, pasi sikurse thotë, fizikisht ishte e pamundur të ishin bashkëkryerës pasi që të gjithë punonin në institucione të ndryshme dhe në vende të ndryshme.
“Këto akuza të përgjithshme janë të tilla që nëse Boban Toniq do të ndërronte emrin e tij me timin, njësoj mund të ndiqej penalisht” ka theksuar Milkoviq.
Ky i fundit tha se nuk egziston asnjë ngjarje, datë dhe veprime konkrete, për të cilën ngarkohet Toniq.
“Vetëm në një mënyrë të përgjithshme thuhet se ai pretendohet se ka keqtrajtuar popullsinë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Kërkesë e tillë për mua është e papranueshme. Në spegimin e kërkesës nuk ka asnjë përshkrim të provave, veçse janë të shënuara inicialet e disa personave që pretendohet për diçka për të cilën ne nuk dimë se çfarë thonë dhe nuk mund të kemi dijeni” ka thënë Milkoviq.
Gjithashtu ai theksoi se në seancë, mbrojtja kërkoi të njihet me pjesët e deklaratave të dëshmitarëve të thirrur, por që kjo u është mohuar.
“Kërkuam vendimin për nisjen e hetimeve as këtë nuk kemi mundur t’a marrim sepse pretendohet se duhet të redaktohet në mënyrë që të mos shikonim identitetin e njerëzve të tjerë. Mjaft jo serioze sjellja e prokurorisë speciale, do të thosha, si gjithmonë, tashmë jam njohur me punën e tyre përmes praktikës” ka thënë Milkoviq.
Ky i fundit shtoi se për Toniqin ka ofruar garanci pasurore hipotekore të shtëpisë së tij dhe oborrit.
“E dini mirë praktikën e gjykatave, sidomos në rastet e krimeve të luftës, kështu që, sinqerisht, nuk kam parë kurrë dhe më vjen keq që për këtë, dikush të largohet nga kjo sallë gjyqi pas gjykimit dhe të shkojë në shtëpi. Pavarësisht gjithçkaje, pres që gjyqtari të na kuptojë dhe të vlerësojë kundërshtimet tona” konkludoi Milkoviq.
Ky i fundit ka theksuar se Toniq përgjatë gjithë kohës ka banuar dhe punuar dhe kurrë nuk është larguar nga Lipjani.
Ministri në largim i punëve të brendshme Xhelal Sveçla njoftoi dje se u arrestuan tre sërbë të dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile. Gjykata u caktoi atyre paraburgim 48 orë.
0 komentet