Grabitet shtëpia serbe në Batusë afër Fushë Kosovës

Obijena kuća Mirića u Batusu
Burim: Kosovo online/privatna arhiva

Personat e panjohur, mbrëmë në Batus afër Fushë Kosovës, kanë plaçkitur dhe grabitur shtëpinë e Dragisha Miriqit, anëtarit të Autoritetit të Përkohshëm për Komunën e Deçanit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Prishtinës, raporton RTS.

Dragisha Miriq, i cili aktualisht ndodhet në Nish, tha për RTS se sot në mëngjes rreth orës nëntë është njoftuar për vjedhjen nga një fqinj i tij.

“Vjedhësit kanë thyer dyert e hyrjes dhe të dhomës së gjumit dhe kanë plaçkitur të gjitha dhomat. Me shumë mundësi, më kanë ndjekur dhe e kanë ditur që shtëpia ishte bosh në fundjavë, të cilën e përdornin për grabitje. Derisa të kthehem nuk mund ta di se çfarë kanë marrë nga shtëpia”, tha Miriq.

Ai thotë se përmes telefonit ka njoftuar policinë në Graçanicë për vjedhjen dhe se i është konfirmuar se do të kryhen hetimet.

Batusë është një fshat serb në afërsi të Fushë Kosovës me një popullsi prej rreth 350 banorësh, i cili i është aneksuar Komunës së Graçanicës me planin e decentralizimit.