Lihet në fuqi vendimi për krime lufte ndaj Svetomir Baçeviqit për ngjarjen e Pejës në vitin 1999, Vasiq: Çfarë drejtësie është kjo?
Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në fuqi dënimin me pesë vjet burg ndaj sërbit Svetomir Baçeviq i akuzuar për krime lufte në vitin 1998 në Belopoje në afërsi të Pejës, bën të ditur Reporteri. Avokati i Baçeviqit Dejan Vasiq ka thënë për Kosovo onlajn se të vërtetën dhe respektimin e ligjit do t’a kërkojë pranë Gjykatës së Lartë të Kosovës.
“Pyes se çfarë drejtësie është kjo në Kosovë me këtë vendim ndaj të dëmtuarës T.K. ku në prani të trupit gjykues ajo e tha qartë se nuk e njihte zotin Baçeviq dhe se ai nuk ishte personi që tentoi ta rrëmbejë nga shtëpia. Në vend të drejtësisë, zonja T.K. prezantohet si e çmendur prej autoriteteve të zbatimit të ligjit edhe pse është e dëmtuar, vetëdijen e ka të plotë dhe të shëndoshë“, ka thënë Vasiq.
Reporteri kujton se Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 shtator të vitit të kaluar, e ka dënuar me pesë vjetë burg. E ndërkohë që të dy palët pas vendimit e kanë apeluar atë në gjykatë-prokuroria kërkoi dënim të rreptë ndërsa Vasiq, lirimin për klientin e tij.
Gjykata e Apelit më 19 janar të këtij viti, refuzoi kërkesën për gjykim si të pabazuar duke lënë kështu rjedhimisht në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.
Në akuzën e ngritur më 9 nëntor të vitit 2021 prej Prokurorisë Speciale, thuhet se Baçeviq në periudhën korrik-gusht të vitit 1998, në fshatin Bellopoje pranë Pejës, gjatë një konflikti mes efektivëve të UÇK me forcat ushtarake të RFJ dhe ato policore të Sërbisë, “ka shkelur qëllimshëm të drejtat ndërkobëtare ndaj civilëve“.
Siç shkruan Reporteri, në këtë periudhë ai "ka marrë peng Tixhe Kadriun", prej shtëpisë së komshiut të saj Rexhepit dhe vetë Tixhe Kadiut ku Baçeviq erdhi i armatosur për t’i keqtrajtuar dhe tentoi ta merrte peng vetë Tixhen.
0 komentet