Milkoviq: Gjykata e Apelit shfuqizon vendimin ndaj Sërgjan Llazoviqit dhe urdhëron rigjykim
Avokati Predrag Milkoviq tha se Gjykata e Apelit në Prishtinë miratoi ankimimin e mbrojtjes dhe shfuqizoi vendimin e shkallës së parë ndaj Sërgjan Llazoviqit nga Leposaviqi për krime lufte ndaj popullsisë civile duke e kthyer çështjen për rigjykim.
“Gjykata e Apelit në Prishtinë shfuqizoi vendimin e shkallës së parë të Sektorit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në subjektin kundër Sërgjan Llazoviq dhe procedurën e ktheu për rigjykim. Me vendimin e shkallës së parë Sërgjani ishte dënuar me 12 vite e gjashtë muaj burg, pavarësisht raporteve të ekspertëve që flisnin të kundërtën” tha Milkoviq për Kosovo onlajn.
Ai vuri në dukje se ankesat e mbrojtjes u pranuan në tërësi.
Gjykata Themelore në Prishtinë në shkurt të këtij viti shpalli Sërgjan Llazoviqin fajtor për krime lufte ndaj popullsisë civile në afërsi të Malishevës gjatë konfliktit në Kosovë dhe e dënoi me 12 vjet e gjysmë burg.
Gjykatësi gjatë shpalljes së vendimit, tha se Llazoviq asistoi në arrestimin, keqtrajtimin dhe dëbimin e civilëve shqiptarë dhe në plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa Milkoviq atëherë tha se ky ështe një tjetër vendim në serinë që nuk ka lidhje me ato çka u vërtetua gjatë procedurave gjyqësore dhe se mbrojtja jashtë çdo dyshimi, dëshmoi se Llazoviq nuk ishte personi që më 3 shtator të vitit 1988 ishte në Panorac.
Llazoviq u arrestua më 27 qershor të vitit të kaluar në Lleposaviq, kur po kthehej së bashku me familjen nga Rashka e prej atëherë ndodhet në paraburgim.
0 komentet