Milkoviq: Do të ankohemi ndaj aktgjykimit kundër Gjukanoviqit, kontrolli i telefonave nuk mund të ishte provë

Predrag Miljković
Burim: Kosovo Online

Avokati Predrag Milkoviq deklaroi se do të paraqesë ankesë ndaj aktgjykimit me të cilin Jellena Gjyukanoviq u dënua me gjashtë vjet burg për spiunazh, duke theksuar se telefonat nuk mund të ishin pjesë e materialit provues.

“Sot Jellena Gjukanoviq u dënua me gjashtë vjet burg për veprën penale të spiunazhit. Ky aktgjykim ishte i pritshëm duke pasur parasysh se në lojë u rikthyen provat që Gjykata e Apelit i kishte kthyer, përkatësisht lejoi që kontrolli i telefonave të përdoret si provë e ligjshme, edhe pse nuk kishte urdhër gjykate për kontrollin e tyre. Ne do të ankohemi kundër këtij vendimi dhe do të luftojmë deri në Gjykatën Kushtetuese. Lufta nuk do të ndalet”, tha Milkoviq.


Ai shpjegoi se bëhet fjalë për parimin e së drejtës së privatësisë që Kushtetuta ia garanton çdo qytetari.

“Telefoni mobil sot është pasuria jonë më e madhe dhe privatësia jonë më e madhe. Vetëm imagjinoni që dikush t’ju marrë telefonin, a do të ndiheshit rehat që ai të kontrollohet pa urdhër gjykate? Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur këtu”, theksoi Milkoviq

Ai shtoi se as provat e tjera nuk vërtetojnë se Jellena Gjukanoviq ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Nga ana tjetër, mendoj se as provat e tjera nuk japin asnjë bazë të dyshimit cilësor se ajo ka kryer veprën penale që i vihet në barrë. Siç e dëgjuat, pati shumë pak, vetëm dy seanca gjyqësore. Në seancën e parë i analizuam këto prova. Më hollësisht do t’i paraqesim të gjitha në ankesë, që të mos zgjatem tani. Në fund, do të ankohemi dhe e di se ky aktgjykim në këtë formë nuk do të qëndrojë”, përfundoi Milkoviq.

Zyrtarja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jellena Gjukanoviq, u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjashtë vjet burg për veprën penale “spiunazh”.