Zyra për K&M: Arrestimi i Llazoviqit vazhdueshmëri e terrorit të Prishtinës dhe një ditë pasi Kurti shkeli dialogun
Arrestimi i Sërgjan Llazoviqit (48) nga Lleposaviqi është vazhdueshmëri e politikës së terrorit të Prishtinës i cili sërish u intensifikua një ditë pas dialogut në Bruksel ku kryeministri kosovar Albin Kurti e shkeli, informon Zyra për Kosovë e Metohi.
Llazoviq u arrestua pasi dyshohet për krime lufte ndonëse në periudhën e konfliktit ishte djalosh, thuhet nga Zyra për K&M.
Shtohet se për Llazoviqin të gjitha flasin me mirënjohje në Lleposaviq ku dhe jeton me familjen e vet dhe tre fëmijët dhe se kurrë nuk i është dashur se çfarë të fshehë.
"Kapja e tij vetëm një ditë pasi Kurti refuzoi dialogun dhe dy dekada e gjysmë pas konfliktit tregon qartësisht motivet e vërteta ligjore të arrestimit të Llazoviqit dhe kjo është që Prishtina krijon kriza të reja dhe eskalime për të vijuar me dëbimin e sërbëve nga veriu i K&M pasi Prishtinës nuk i intereson asnjë lloj normalizim marrëdhëniesh por terrori i hapur dhe represioni ndaj sërbëve" bëhet e ditur në deklaratë.
Zyra për Kosovë e Metohi me arrestimin e sërbit menjëherë i siguroi ndihmë falas juridike dhe do t’i drejtohet të gjitha misioneve ndërkombëtare për rastin e arrestimit dhe motivet që çuan.
"Le të qartësohet e gjithë bashkësia ndërkombëtare se Kurti është ai që gjeneron kriza të reja dhe tensione në hapësirën e Kosovës e Metohisë dhe se në vetëm pak ditë, para dhe pas dialogut, ndërmori disa hapa që çojnë direkt në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në terren” bëhet e ditur nga Zyra për K&M.
0 komentet