Milkoviq: Pretendimet e prokurorisë janë në nivelin e supozimeve, mbrojtja tregoi tolerancat
Pas seancës për caktimin e masës së arrestit për shtatë drejtorët e institucioneve shëndetësore e arsimore në Graçanicë, e cila zgjati më shumë se pesë orë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, avokati Predrag Milkoviq, përfaqësues i drejtorit të Qendrës Klinike e Spitalore të Prishtinës me seli të përkohshme në Graçanicë, Bratislav Llaziq, theksoi se mbrojtja unanimisht vuri në dukje tolerencat e prokurorisë, pretendimet e së cilës janë në nivelin e supozimeve.
Gjykata në Prishtinë ende nuk e ka shpallur vendimin për masat e mëtejshme dhe të arrestuarit akuzohen për veprën penale "shkelje e vullnetit të lirë të zgjedhësve".
"Në seancën e sotme për caktimin e masës së arrestit, prokurori theksoi se egzistojnë përveç dyshimit të arsyeshëm, të tre arsyet që i pandehuri të mbahet në paraburgim. Mbrojtja unanimisht vuri në dukje të gjitha tolerancat e prokurorisë dhe mangësitë e këtij mini-hetimi dy-ditor, i cili nuk arriti të mbledhë asnjë provë të vetme të vlefshme që do të tregonte se të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën për të cilin akuzohen. Të gjitha pretendimet e prokurorisë janë në nivel supozimi. Konkretisht përsa i përket klientit tim Dr. Bratisllav Llaziq, prokuroria nuk arriti as të japë vendim për shkarkim, por vetëm deklaratë nga pala e dëmtuar, të cilën ajo e spegon-se shkarkimi është dhënë për arsye politike. Gjykatës i treguam rastin e egzistencës së situatave të tilla që quhen “fjalë për fjalë” tha Milkoviq.
Sikurse vuri në dukje në kërkesën e prokurorisë, pothuajse gjithçka që u paraqit ishte në nivelin e supozimeve.
"Zoti Llaziq ushtronte detyrën e drejtorit të spitalit për nëntë vite dhe në nëntë vjet ka pasur vetëm tre apo katër shkarkime. Gjatë një viti e gjysmë ka pasur katër ose pesë zgjedhje. Tani përdorin situatën dhe po i përdorin këto zgjedhje për të treguar se dikush po e ndërpret kontratën e punës për shkak të situatës politike dhe jo për shkak të tolerimeve të tyre apo mosrespektimit të të drejtave dhe detyrimeve nga kontratat e tyre të punës”, tha Milkoviq.
Ky i fundit shpreson që gjykata do të vlerësojë drejtë dhe se të arrestuarit do të mbrohen në liri.
“Në fund të fundit, besoj se nuk ka dyshim të arsyeshëm që ky proçes po zhvillohet, por gjithçka është e motivuar politikisht, si shumë e shumë proçese deri më tani”, tha avokati Milkoviq.
0 komentet