MPB të Sërbisë: Arrestohet i dyshuari për krime lufte ndaj civilëve sërbë në Prishtinë
Burim: Ministarstvo unutrašnjih poslova Srbije
Pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me oficerët e policisë së Drejtorisë së Policisë së Leskovacit dhe Drejtorisë së Policisë Kufitare, arrestuan në vendkalimin e Mutivodes O. S. (1953) për egzistencën e dyshimeve themelore se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj civilëve sërbë në Prishtinë, informohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Sërbisë.
Sukurse bëhet e ditur, egzistojnë dyshime se i akuzuari më 14 qershor të vitit 1999 në vendbanimin Sofalia në Prishtinë, në bashkëfajësi me disa pjestarë të UÇK, me armë të ftohta dhe armë luftarake i kanë marrë jetën çiftit sërb Stanisavljeviq, Vladimirit dhe Persës.
Të dyshuarit i është caktuar qëndrimi në qeli me afat 48 orë pas të cilës për këtë vepër penale, do të shoqërohet në Prokurorinë Publike nën akuzën e krimeve të luftës para Gjykatës së Lartë në Beograd. Ndërkaq Sektori i Krimeve të Luftës i ka caktuar paraburgim 30 ditor.
0 komentet