Në autoveturën e Sllavisha Sllavkoviqit nga Rabovca hidhet bombë Molotov
Persona të panjohur mbrëmjen e djeshme kanë hedhur bombë Molotov në autoveturën e Sllavisha Sllavkoviqit nga Rabovca në afërsi të Lipjanit dhe tentuan që t’a digjnin. Sikurse tha djali i tij Milloshi i cili dëgjoi shpërthimin, rrëfen për Kosovo onlajn se autovetura në atë moment ishte e parkuar dy metra nga porta hyrëse e shtëpisë.
Millosh Sllavkoviq tha se reagoi shpejt dhe fiku zjarrin.
“Mbrëmë rreth orës 02:15 pas mesnatës në oborr hyrën disa njerëz, hodhën bombën Molotov tek autovetura për t’a djegur. Dëgjova shpërthimin, nën panik nuk dija se çfarë të bëja dhe nuk kërkova menjëherë që të zgjoja prindërit dhe reagova në kohë, shuajta zjarrin dhe e ndala që të shkonte në katastrofë të madhe” tha ai.
Milloshi tha se nuk arriti që të shikonte se kush e bëri këtë sepse ndodhi shumë shpejt.
“Informuam organet përkatëse, policia po heton rastin. Unë personalisht nuk pata frikë. Familja sigurisht që pati frikë sepse dhe më parë kanë ndodhur disa gjëra, zjarret kanë qenë dhe kur emigruam ishte katastrofike, por unë jam, si të them, mora mbështetje”, tha Milloshi.
Babai i tij Sllavisha u shpreh se nuk ka frikë por që egziston shqetësim duke shtuar se nuk ka ndërmend që të braktisë Rabovacin.
Sikurse shtoi, autovetura me targa sërbe nuk duhet të jetë problem as për askënd, duke bërë të ditur se dhe më herët ka patur incidente.
“Lopët na i vodhën, i vurën flakën fushës me elb, u dogj e gjitha dhe në fshat pati shumë vjedhje. Mendoj se targat sërbe nuk duhet të shqetësojnë askënd dhe autoveturat me shenjat RKS shkojnë në Sërbi, mendoj se kjo është marrëveshja. Unë atë makinë nuk e kam vjedhur... shpresa na ngelet që policia do t’i gjejë” tha ai duke shtuar se për incidentet e mëparshme askush nuk ka dhënë llogari.
Sikurse rrëfejnë Sllavkoviqët, Policia Kosovare për rastin e hetimit ka marrë prova: fenerët plastikë të mbushur me benzinë dhe peceta.
Sllavisha Sllavkoviq është baba i dhjetë fëmijëve ku katër prej tyre jetojnë ende në Rabovec në afërsi të Lipjanit ku dikur ka patur 56 shtëpi sërbësh, ndërsa tani në këtë vend ka 20 të tilla.
0 komentet