Në kangjellat rrethuese të kishave sërbe në Lipjan vendosen flamujt e UÇK dhe Shqipërisë, ndërhyn policia
Burim: Kosovo Online
Tek kangjellat rrethuese të Kishave të Vavedenjës të Virgjëreshës së Bekuar dhe të Shenjtorëve Flora e Lavra, persona të kombësisë shqiptare vendosën flamuj të Shqipërisë dhe UÇK.
Policia Kosovare duke patrulluar, ndeshi me dy shqiptarë momentin që vendosën flamujt dhe shpejt i shoqëroi.
Kujtojmë se së fundmi nga shkopi në këto kisha u hoq flamuri i Kishës Ortodokse Sërbe.
Pjestarët e Policisë Kosovare më pas hoqën flamujt.
Mitropoliti Theodhos bisedoi sot në Graçanicë me senatoren amerikane Xhoni Ernst dhe shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet më të fundit në Kosovë, si dhe rreth sfidave me të cilat Kisha dhe populli besimtar përballen në jetën e përditshme.
0 komentet