Qetësi ndërkohë që kisha digjet
Një lajm i rremë i transmetuar në televizionin publik RTK ndryshoi përgjithmonë jetën dhe trashëgiminë e K&M. Nëntëmbëdhjetë të vrarë, u shkatërruan 39 kisha e manastire, 4.000 sërbë, romë e ashkalinj u dëbuan…
"Sërbët shtynë një grup fëmijësh shqiptarë në Ibrin e fryrë e për pasojë tre prej tyre u mbytën”. Ky ishte lajmi i rremë ku u bazua fushata në të cilën startoi pogromi i 17 marsit të vitit 2004 në Kosovë e Metohi. Shpërthimi i dhunës ku masa ishte gati 50.000 njerëz ishte gati perfekte, preçize dhe e mirësynuar, fshiu një veçori dhe jeta nuk mund të ndalej. Më pas më kot policia e UNMIK ndërmorri një hetim dhe zëdhënësi i saj Neraxh Sing deklaroi se fëmijët që mbijetuan ishin "nën presion të fortë prej gazetarëve dhe politikanëve shqiptarë për të akuzuar sërbët nga fshati fqinj".
Megjithatë ishte shumë vonë për 19 të vrarët, 39 kishat e manastiret, mijera shtëpi e objekte, mijëra varre….Tridhjetëmijë ushtarë të Kfor, policia, shërbimet e fshehta dhe publike nuk arritën të mbronin katër mijë të dëbuarit sërbë, romë e ashkalinj, u dogjën biblioteka-të manastirit, private, shkollore, gjithëfarëlloj ikonash u shkatërruan në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë, u zhdukën ikonostaset, afresket, Urosh Prediq në Shtimlje, humbën mjediset qytetare, kalaja në Prizren, fshatra dhe komunitete të brishta të të kthyerve. Në thelb-i vetmi lajm i transmetuar në shërbimin publik RTK ndryshoi përgjithmonë jetën dhe trashëgiminë e Kosovës e Metohisë. Çfarë bërën mediat në sërbisht dhe shqip atë ditë, si e përjetuan dhe si e vështruan pogromin, pothuajse pas dy dekadave?
"Këtu është kaos" raporton Valentina Çukiq redaktorja e Radios Kontakt plus në Mitrovicën e Kosovës. E vetmja grua kurajoze u plagos rëndë në Prishtinë në vitin 1999. Mbijetoi për çudi por ngeli në profesion-tërë buzëqeshje. Zëri i saj rreth pogromit të asaj dite i ngjante më shumë një klithme dhe ishte pasqyrimi i një katastrofe. Kolegia e saj Ivana Vanovac nga Mitrovica e Kosovës po atë ditë kishte detyrën e parë të punës. "U ndesha menjëherë në zjarr dhe ishte e qartë për mua se nuk kishte drejtësi në këtë botë. Kuptuam që mbarë bota heshti. Prej atëherë nuk pres që kjo botë të flasë më për vuajtjet sërbe. E dëgjuam dhe e kuptuam mirë atë heshtje. Pjesë e shpresës sërbe në Kosovë, iku pa kthim” thotë Ivana për “Politika”, duke shtuar se kameramanët e televizionit kanë bërë një punë të përsosur ato ditë.
Gjysmë ore pas zërave dramatikë nga Mitrovica, elementë goditën Çagllavicën. Lidhjet telefonike pothuajse u ndërprenë, gazetarët po raportojnë për një turmë që shkon drejt Graçanicës. Kameramani Goran Avramoviq, i gjatë dhe me flokë të gjata të lëshuara, kërcen në njërën këmbë, pasi u godit nga një prej gureve që erdhën drejt nesh. Gazetari Budimir Niçiq përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh dhe shikon sesi flakët i afrohen shtëpisë së tij dhe të prindërve. Sot e kupton se kanë qenë nën sulm edhe mediat: “Dhjetëra media sërbe prej atëherë janë mbyllur, ndërsa të tjerat janë në stanjacion ku për 20 vite nuk janë zhvilluar. RTK, shërbimi publik dhe iniciuesi i kaosit, ka marrë një milion euro për të rritur kapacitetet e veta”.
Të gjithë u përpoqën të dërgonin një zë, një mesazh apo një dëshmi atë ditë. Ushtarët suedezë dhe norvegjezë me koka të copëtuara dhe krahë të thyer nuk ishin aq interesante për t'u filmuar ndërsa turma u shumua dhe i’u afrua secilit veç e veç duke i’a arritur qëllimit.
"Një sërb u lëndua në këmbë prej një snajperi, u hodhën tre bomba, në flakë e gjithë rruga në Çagllavicë" raporton nënshkruesi i këtyre rreshtave një redaktor i një prej agjencive të rëndësishme kombëtare. “Kush është burimi i këtij lajmi, a keni konfirmim nga policia?” pyeti zëri në anën tjetër. Pasoi përgjigja: “E shoh me sytë e mi!”. Gjithçka u kthye në një koleksion fotografish dhe vetëm ata që kishin lidhje me getot e tjera sërbe në Kosovë e Metohi mund t’a kuptonin se çfarë po ndodhte. Gazetari i RTV Most Zoran Baboviq, raportoi nga Fushë Kosova se zjarri po përfshinte një banesë sërbe në këtë lagje dhe se flakët po i afroheshin ndërtesës së parkut të automjeteve ku në atë kohë jetonin sërbët. Lajmet e errëta filluan të përhapeshin dhe sërbët filluan të ikin drejt brendësisë së vendeve të tyre, drejt manastirit e ngado.
“A ke diçka pozitive, Baboviq? Mund të mësosh se ku ka ndaluar zarri dhe ku janë sërbët që nuk janë djegur në Fushë Kosovë? Jo shumë kohë pas kësaj, erdhi lajmi se ishte krijuar një lloj linje mbrojtëse në mes të fshatrave Bresje dhe Uglara të komunës së Fushë Kosovës. Ky lajm i gazetarit Zoran Baboviq ishte shenja e parë se jo gjithçka do të digjej edhe pse më vonë numëruam dhe u bërën hi 142 shtëpi, posta, shkolla "Shënjti Sava", Qendra Shëndetësore, Spitali Rus...
Falë rrjeteve dhe linqeve tokësorë dhe reperditorëve nëpër kodra të cilat sipas idesë së Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë dhe nën realizimin e OSBE, lidhën radio-stacionet në Kosovë e Metohi, lindi rrjeti Kosma. Ajo kontribuoi mjaft për të kuptuar shkallën e kaosit që përfshiu krahinën.
“Radio Gorazhde dhe unë ishim pjesë e Cosma së sapoformuar dhe më vonë e kuptuam rolin dhe ndikimin e madh tek banorët e fshatit më të madh sërb në Metohi, lajme të këqija erdhën nga të gjitha anët, ndaj nga frika e pushtimit të shqiptarëve nga Peja, shumë banorë i paketuan valixhet, gati për të shkuar në bazën e Kfor”, tha për “Politika” redaktori i Radio Gorazhde, Darko Dimitrijeviq. “Unë dhe kolegët e mi raportonim minutë pas minute për situatën në postblloqe si dhe lajmin që ushtarët rumunë të KFOR ndaluan turmën që po shkonte drejt Gorazhdes”, shton ai.
Turma agresive e ktheu zemërimin e saj drejt fshatit të të kthyerve Fudhëbardhë (Belo Polje), ndërsa Policia e Kosovës vetëm bënte sehir se çfarë po ndodhte dhe sipas dëshmisë së një të kthyeri, pjesëtarët e saj qeshnin. “Gjatë evakuimit të sërbëve nga rezidenca e kishës, një grua amerikane, pjesëtare e policisë së UNMIK, goditi një burrë nga turma dhe pengoi goditjen me thikën e tij në drejtim të sërbit të kthyer, çka do të ishte fatale për të”, dëshmon Dimitrijeviq dhe shton se bashkëqytetarët e tij u qetësuan nga lajmi se spanjollët ruanin fshatin Osojane ku strehoheshin të kthyerit dhe se atë ditë i’u bë e qartë se masakra “e bëri të pakuptimtë procesin e kthimit, i cili u ndal një herë e përgjithmonë pas kësaj”.
Në të njëjtën ditë, ekipi i redaksisë së Radio Kllokotit hyri mes të turmës në Gjilan. Atmosfera e linçimit, kolona, mjetet e blinduara u diskutua në dokumentarin e jashtëzakonshëm artistik "Cosma" të Sonja Bllagojeviqit. Drejtori i radios Nikolla Stolliq u shpërngul në Amerikë. Para këtij pogromi, ai nuk i kontrollonte mesazhet e veta.
Në anën tjetër, mediat në gjuhën shqipe, në disa vende në koordinim me Shërbimin Policor të Kosovës, kanë udhëhequr dhe drejtuar konfliktin.
Në analizën e OSBE për masakrën, është vërejtur se një reporter i televizionit RTV Kosova ka raportuar nga Gjakova se qytetarët po protestojnë dhe se “gjendja në qytet është e qetë ndërkohë që kisha sërbe gjendej nën flakë”. Një fjali e zakonshme “natyrore” e shërbimit publik, që i dha fund efektivisht fushatës të së keqes. Në fund të fundit, RTK ka marrë rreth 100 mijë euro për staf trajnimi dhe me kalimin e kohës kjo shumë ka arritur në një milion euro. Askush nuk u zëvendësua, askush nuk u përgjigj dhe tabloja e përgjithshme u transmetua në media dhe komunitetin mediatik. Nga kisha dhe kompleksi, koleksioni i ikonave dhe biblioteka nuk mbeti asgjë-vetëm një pllakë në tokë në të cilën shiheshin konturet e altarit.
Tek pjesa e ngelur e refugjatëve nga Gjakova erdhi më vonë kameramani Goran Avramoviq. Mbi ta u turrën një grumbull gurësh. Sërish guret e para goditën Avramoviqin teksa ai ishte i ulur duke filmuar qirinjtë e ndezur. Një qime nga flokët e tij të lidhur mbeti në altar. Kisha e Fjetjes së Shën Marisë u rindërtua, fjalët, flokët, raportet dhe fotografitë e atyre që u përpoqën të dëshmonin për elementët etnikë dhe kohët e liga mbetën në themelet e veta.
Shkruar nga: Zhivojin Rakoçeviq shkrimtar dhe gazetar
0 komentet