Një tjetër serb është arrestuar në Leposaviq mëngjesin e sotëm
Burim: Kosovo Online
Në Leposaviq herët në mëngjes është arrestuar një tjetër serb, U.V. pasi doli nga shtëpia e tij.
Siç mësohet, ai është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 8, kur është larguar nga lagja Tvrgjan në drejtim të Leposaviqit, afër vendit të quajtur Bunker.
Banorët e Leposaviqit janë mbledhur tek ndërtesa e komunës dhe janë dukshëm të mërzitur nga lajmi që ka mbërritur mëngjesin e sotëm.
Forcat e KFOR-it janë përforcuar rreth Leposaviqit.
Të premten në vendkalimin administrativ Jarinje është arrestuar punonjësi i shëndetësisë Dallibor Spasiq, ndërsa një ditë më parë në Leposaviq është arrestuar Nemanja Vllashkoviq, i cili akuzohet për sulm të dyshuar ndaj gazetarëve.

0 komentet