Vasiq: Sofrenijeviqi do të mbahet 48 orë, jam i sigurt se bëhet fjalë për mosmarrëveshje

Vasić
Burim: Kosovo Online

Avokat Dejan Vasiq, që përfaqëson të arrestuarin Sreqko Sofronijeviq nga Zveçani, konfirmon për Kosovo onlajn se klienti i tij do të mbahet në paraburgim për 48 orë për ngjarjen e 13 tetorit të vitit 2021 kur u plagos nga ana e Policisë Kosovare.

Vasiq bën të ditur se Sreqko Sofronijeviq sot tentoi të kalonte vendkalimin administrativ të Bërnjakut dhe të shkonte me familjen e vet për pushime, kur është ndaluar nga ana e policisë kosovare dhe u dërgua në Mitrovicën e Jugut për t’u marrë në pyetje me urdhër të Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

“Kjo ka lidhje me ngjarjet e 13 tetorit të vitit 2021. Me këtë rast ai ishte plagosur rëndë si pasojë e trazirave të cilat ndodhën atëherë. Unë jam i sigurt se bëhet fjalë për mosmarrëveshje dhe bëhet fjalë për gabim dhe se këtë shumë shpejt do të dëshmohet përmes hetimeve. Ai do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë” thotë Vasiq.

Avokati shton se gjatë asaj periudhe nuk e di nëse Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi që ndaj tij të ndërmerrej masa e arrestit apo u la i lirë për në shtëpi.

“Ai nuk është i shqetësuar, e di shumë mirë se ku ishte atë ditë dhe di që nuk bëri asgjë të keqe që të mund të ndërmerret ndjekje penale. Pres që Prokuroria Speciale mos të kërkojë që paraburgimi të zgjatet dhe se ai të lihet i lirë të shkojë pranë shtëpisë dhe familjes së vet” thekson Vasiq.

Sofronijeviq dyshohet se ka kryer veprat penale të "Tentativës së rëndë për vrasje", "Thirrje për rezistencë", “Sulm ndaj personave zyrtarë", “Posedim të paautorizuar të armëve", “Pjesmarrje në masë që ushtron vepër penale dhe huliganizëm”, “Shkatërrim apo dëmtim të pronës".