Vllajiq: Sreqko Sofronijeviq nga Zveçani lihet i lirë për t’u mbrojtur
Sreqko Sofronijeviq nga Zveçani i cili u arrestua në mes të prillit në vendkalimin e Bërnjakut kur ishte me familjen teksa shkonte në drejtim të Sërbisë qëndrore, është liruar për t’u mbrojur, konfirmon për Kosovo onlajn avokati i tij Nebojsha Vllajiq.
Ky i fundit theksoi se Sofronijeviq është pranë familjes në Zveçan.
"Sofronijeviq është lënë i lirë pasi sot i’u ndërpre paraburgimi. Ai shkoi në shtëpinë e vet, u pranua dëmshpërblimi që paraqita para një muaji dhe sot gjykata mori vendimin për t’i ndërprerë paraburgimin", ka thënë Vllajiq.
Sikurse përmendi, procedura ndaj Sofronijeviqit do të vijojë më tej por ai do të qëndrojë në shtëpinë e tij dhe do të presë thirrjen për në gjykatë.
"Ai tashmë mundet të lëvizë normalisht, të punojë, udhëtojë, të shkojë në punë, të shkojë me fëmijët dhe familjen, të jetojë normalisht", sqaroi avokati.
Sofronijeviq u arrestua më 13 prill në vendkalimin e Bërnjakut kur së bashku me familjen ishte duke shkuar në drejtim të Sërbisë qëndrore.
Policia kosovare atëherë pati deklaruar se S. S. dyshohet për veprën penale të kryer në vitin 2021 dhe kjo për "tentativë të rëndë për vrasje, sulm ndaj personave zyrtarë, posedim të paautorizuar të armëve, thirrje për rezistencë dhe pjesmarrje në trazira".
Sofronijeviq u qëllua më 13 tetor të vitit 2021 nga ana e pjestarëve të policisë speciale kosovare dhe prej atëherë ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ku u trajtua në QKS Mitrovica e Kosovës. Menjëherë u operua dhe i’u nxor plumbi ndërsa kurimi i mëtejshëm vijoi në Qendrën e Urgjencës në Beograd.
0 komentet