Zyra për K&M: Në Jarinjë arrestohet Dalibor Spasiq, Sveçla shpall kriminel një tjetër sërb
Pjestarët e policisë së Kurtit kanë arrestuar sot në Jarinjë, Dalibor Spasiqin teknik mjekësor nga Mitrovica e Kosovës ndërkohë që me vajzën e tij të vogël dhe të shoqen, po ktheheshin nga Sërbia qëndrore ku me këtë rast, përjetuan goditje të fortë, thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.
Siç theksohet në deklaratë, Zyra për Kosovë e Metohi, menjëherë ka vendosur kontakt me familjen e Daliborit të arrestuar duke u siguruar avokat.
"Ministri fals i policisë Xhelal Sveçla sërish ka shpallur një tjetër sërb kriminel në vend që të kërkojë ndjesë për arrestimin e djaloshit të pafajshëm Nemanja Vllashkoviqit në Lleposaviq përmes akuzave false se ka goditur fizikisht gazetarët çka është gënjeshtër ashtu sikurse dhe arrestimi i pabazë i Radosh Petroviqit, Dushan Obrenoviqit dhe Millun Millenkoviqit. As Spasiq nuk është ndonjë kriminel por punonjës shëndetësor në spitalin e Mitrovicës së Kosovës për të cilën tani Sveçla tenton t’a kriminalizojë vetëm nëse do të shikonte ndonjë gazetar anash” thuhet në njoftim.
Më tej në deklaratë thuhet se Sveçla, i cili është i njohur për përmbysjen e automjeteve të EULEX dhe pronari i tij Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës, bombave shokuese dhe mbylljen e mediave, kanë më së paku të drejtë ta shpallin dikë kriminel sepse kanë patentuar metoda të dhunshme dhe kriminale në Kosovë.
“E me këtë arrestim dëshirojnë të shkaktojnë krizë të re dhe të destabilizojnë situatën në terren dhe nën maskën e një lloj lufte për të drejtat e mediave, në fakt i frikësojnë dhe i dëbojnë sërbët nga Kosova e Metohia” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë përmes rrjeteve sociale, ka reaguar edhe ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla i cili konfirmoi se policia arrestoi Dalibor Spasiqin në Jarinjë.
"Sot Policia Kosovare në Jarinjë ka arrestuar kriminelin Dalibor Spasiq, një tjetër sulmues ndaj gazetarëve në veri. Përshëndes njësitë e Policisë Kosovare për efikasitetin dhe vazhdimin e punës me qëllim vendosjen e rendit dhe ligjit në çdo qoshe të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik, vepra penale nuk kalon pa pasojë. Këta duhet t’a dinë dhe ata të cilët përgjatë gjithë këtij viti nuk kanë pasur pasoja ligjore. Republika nuk do të tërhiqet para kriminelëve fashistë" shkruan Sveçla.
0 komentet