Si ndali Luftën e Tretë Botërore presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq
Kriza dhe tensioni politik global mes Lindjes dhe Perëndimit ku momentalisht po manifestohet në Ukrainë, vendos në plan të parë nevojën për një udhëheqje të fortë, të arsyeshme dhe të moderuar që di të manovrojë përmes interesave të ndryshme, duke parandaluar kështu luftërat dhe duke kontribuar në stabilitetin ndërkombëtar.
Duke i’u shmangur vëmendjes ndërkombëtare, Aleksandar Vuçiq presidenti i Sërbisë, prej vitit 2014, është angazhuar në përpjekje komplekse për të ruajtur stabilitetin në Ballkan. Duke patur parasysh se në Sërbi shpërtheu Lufta e Parë Botërore, Vuçiq po punon për të parandaluar një tjetër. Krahas kësaj, ka tension të vazhdueshëm në kufirin ndërmjet Sërbisë dhe Kosovës për shkak të provokimeve të Kosovës ndaj minoritetit sërb në territorin e saj të kontestuar.
Mendoni skenarin në vazhdim: Fëmija goditet dhe plagoset në Kosovë pasi mbante në duar pemën e Krishtlindjes. Fëmija më pas humb jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda. Sërbia duhet të kundërpërgjigjet me vendosmëri duke dërguar forcat ushtarake në kufi. Si përgjigje, NATO dërgon trupat e veta. Ushtari i NATO-s vritet si pasojë e një plumbi rastësor gjatë përplasjes mes dy ushtrive. NATO duhet të reagojë dhe më pas Rusia ndërhyn. E ndërkohë që vëmendja e botës është në Ukrainë e Kosovë, Kina nga ana tjetër sulmon Tajvanin. Fillon Lufta e Tretë Botërore. A tingëllon e sajuar kjo?
Ky në përgjithësi nuk është skenar i sajuar. Vetëm disa ditë më parë një natë para Krishtlindjes ortodokse, efektivi i Forcave të Sigurisë së Kosovës pa asnjë arsye, qëllon në drejtim të dy sërbëve njëri prej të cilit 11 vjeçar.
Në Sërbi rritet presioni nga publiku për të mbajtur një qëndrim të ashpër karshi provokimeve të pafundme kosovare të cilat nisën me keqtrajtimin e klerit dhe tashmë avancon deri në dëmtimin direkt të jetës së njerëzve. Jam i sigurt se Kosova ka spegimet e saja, por si mund t‘a justifikojë keqtrajtimin e vazhdueshëm të pakicës sërbe?
Sërbia ndodhet në një lokacion strategjik në Evropën Lindore, si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. OKB nuk e njohu shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilën BE e mbështet.
Rusia si lojtar kryesor në Europën Lindore, mbështet integritetin territorial të Sërbisë dhe kundërshton njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Çdo gabim në lidhje me Kosovën mund të çojë në konflikt Perëndimin dhe Lindjen, Rusinë dhe NATO-n, Kinën dhe SHBA.
E kundërta e imazhit të paraqitur në mediat kryesore, Sërbia, ndryshe nga Kosova, po bën përpjekje të konsiderueshme për të parandaluar një Luftë të Tretë Botërore.
Në dhjetor, qindra sërbë në Kosovë, vendosën barrikada në rrugët që të çojnë drejt Sërbisë. Ushtria sërbe ishte në gatishmëri. Në kundërshtim me pretendimet se Sërbia do nisë luftën, Vuçiq shkoi në kufi për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të arritur një marrëveshje që parandaloi përshkallëzimin. Ai u mbështet gjithashtu në ndihmën e administratës amerikane, e cila e kuptoi peshën e krizës së mundshme. Vuçiq tregoi se çfarë është lidershipi.
Si e sjell stabilitetin në Ballkan Aleksandar Vuçiq?
Vuçiq karrierën politike e filloi në vendin e shkatërruar prej luftës civile, mësoi prej gabimeve të tmereshme në Ballkan në vitet ’90 dhe punoi për vendosjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Rrezikoi karrierën politike duke biseduar për Kosovën nën mbështetjen e ish presidentit Donald Tramp.
Një lider politik, matet nga aftësia e tij për t'i udhëhequr njerëzit në drejtimin e duhur, jo nga përpjekjet për t'i kënaqur. Vuçiq veproi në këtë mënyrë pasi besonte se ishte e drejtë për të ardhmen e Sërbisë dhe rajonit. Për të parandaluar kaosin e mëtejshëm ndërkombëtar, kemi nevojë për liderë të balancuar dhe me përvojë, të cilët dinë të lundrojnë mes interesave të ndryshme dhe të shmangin përshkallëzimin.
Shkruar nga: Boaz Toporovski, anëtar i Kneset, kryetar i fraksionit Jesh Atid dhe koordinator i opozitës
komentet