Simiq: Rashkoviq nuk është i vetmi që ka përjetuar brutalitet, është rrahur edhe një person tjetër

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Përfaqësus të Listës Sërbe i janë drejtuar sot opinionit publik pas incidentit të djeshëm, ndërsa kryetari i Listës Sërbe ka thënë se Nenad Rashkoviq nga fshati Dren ku përjetoi dhunë brutale dhe abuzim nga ana e pjestarëve të Policisë Kocovare, u lëndua rëndë dhe se është drejt rrugës për në Qendrën e Klinikës së Urgjencës së Sërbisë.

Sipas fjalëve të tij, incidenti nisi dje rreth orës 15:00, kur pjestarët e Policisë Kosovare i’a behën në shtëpinë e Nenad Rashkoviqit që jeton në fshatin Dren së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Sikurse tha, policët e gjuajtën Rashkovqin ngado në trup dhe i kërkuan që t’u dorrëzonte armën çka vetë ai nuk ka.

“Rreth orës 15:00 mbërriti patrulla policore në shtëpinë e Nenadit ku e gjuajtën brutalisht me dru dhe grushte në kokë, gjoks, stomak dhe i vendosën duart rreth qafës, duke dashur të mësonin gjoja nëse kishte ndonjë lloj armë.

I dhanë kohë që t’u thoshte derisa të vinin për herë të dytë rreth orës 17. Atëherë kur erdhën për herë të dytë, e nxorën nga shtëpia, e çuan në pyll, e prangosën, e hodhën përtokë, i vendosnin pistoletën në kokë për të pranuar nëse kishte pushkë. Pastaj një nga pjestarët e Policisë Kosovare preu një copë tubo uji dhe e rrahu me gjithë forcën në shpinë e stomak. Më pas e lidhën pas pemës, i vendosën leckë në gojë që të mos thërriste ndihmë. Pas 15 minutash, e hipën në xhip, e çuan në rrugën kryesore, e lanë të zbriste nga automjeti me kërcënimin se do të ktheheshin nesër që t’a rrihnin sërish për të njëjtën vepër penale për të cilën ai tha se nuk ishte fajtor, sepse nuk kishte pushkë. Kur u kthye në shtëpi, ndjeu të dridhura, lëkundje, dhimbje të forta në gjysmën e majtë të gjoksit, mezi merrte frymë dhe kishte vështirësi të lëvizte. Deri në Shtëpinë e Shëndetit atë e shoqëroi një mik rreth orës 20:00 ku i’u bë diagnoza dhe u konstatua se kishte goditje në kokë e gjoks, hematoma, frakturë të brinjës së nëntë, tension të lartë të gjakut, si dhe trauma psikologjike”, thotë Ellek.

Ky i fundit shtoi se Rashkoviqi i kishte thënë se gruaja e tij është shqiptare dhe se ishte kërcënuar se do të mbetej pa të dhe se ajo do të dëbohej nga Kosova.

Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq tha se Nenad Rashkoviq nuk është i vetmi që përjetoi brutalitet. Ai tha se kjo nuk u raportua sepse askush nuk u mbajt përgjegjës për krimet ndaj sërbëve.

"Nenad Rashkoviq është hero sërb që përjetoi të gjitha këto, ajo çka shumë nga ne nuk do të ishin në gjendje të duronin dhe pas gjithë asaj torture, vendosi të fliste për të. Sipas të dhënave që ka Lista Sërbe, këtë po e them në bazë të dijenisë së kryekomunarit zotit Peroviq, në 15 ditët e fundit zoti Rashkoviq nuk është i vetmi që u ka mbijetuar lëndimeve të tilla. Ajo çka është veçanërisht e dhimbshme, është sepse për këto askush nuk mbajti përgjegjësi për arsyen e thjeshtë sepse njerëzit frikësohen. Po u drejtohem të gjithë qytetarëve dhe atyre që kanë mandat, le t'i dinë: Kur të na pyesin nëse kemi pamje filmike-jo, nuk kemi. Njerëzit i çojnë në pyll dhe aty i rrahin. Nuk marrin kamera. Nuk e dimë as ku i çojnë njerëzit, kalojmë nëpër pragjet e stacioneve policore, gjykatave...Të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i informojmë në të njëjtën sekondë kur mësojmë se diçka ka ndodhur. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë që të flasin. Le të thonë se çfarë u ka ndodhur. Kemi listë të njerëzve që janë rrahur. Në disa raste pasi ekipi ynë juridik dhe kryekomunari Peroviq shkoi t'i vizitonte, ata me lot në sy janë lutur që të mos publikojnë që janë rrahur. Do të na pyesin se përse nuk kanë raportuar? Sepse deri më sot askush nuk është ndëshkuar për shumë krime ndaj sërbëve", thotë Simiq.

Ky i fundit shtoi se ky incident, sipas sipas Kodit Penal të Kosovës, paraqet torturë dhe abuzim në detyrën.

"Bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore sepse njeriu ka fraktura, si dhe lëndime të lehta fizike sepse ka hematoma. Bëhet fjalë për një sulm me qëllim presioni. Çdo person i arrestuar ka arsye të dijë për arrestimin e tij, ka të drejtën e avokatit, të drejtën e përkthyesit, të drejtën për egzaminim mjekësor dhe ndihmë mjekësore, të drejtën për të ditur se përse po mbahet. Ajo që po ndodh tani, është represion i hapur institucional. Rashkoviqit i hoqën lëkurën nga shpina. Njeriu në dy orët e para, nuk i’u lejua të na thoshte gjysmën e gjërave që i ndodhën sepse ishte i tmerruar. Në këtë moment po bëhet kontroll sipas informacioneve tona në fshatin Zhupçe. Kush ka mandat për të mbrojtur Rashkoviqin ndërsa e rrihnin me tubo uji nëpër shpinë? Kush ka mandat që të mbrojë njerëzit ndërsa u shemben shtëpitë, e njëjta dhe në Komunën e Zubin Potokut? A mundet që që ai që rrahu Rashkoviqin dhe të tjerët të na mbrojë ne dhe ruajë rendin? pyeti Simiq dhe ftoi Euleks dhe KFOR të thonë se nuk kanë mandat që të mbrojnë sërbët.

Simiq shtoi se zotit Rashkoviq dhe gjithë të tjerëve do t;u ofrohet ndihmë juridike.

"Nuk mund të ndihemi të qetë kur shikojmë njeriun me uniformë. Ftoj mediat të raportojnë me përgjegjësi. Në truallin e Europës, përveç konflikteve të luftës, nuk është regjistruar që dikush të ketë lidhur dikë në pemë", tha Simiq dhe vazhdoi:

"Përfaqësuesve ndërkombëtarë do t'u interesonte që ne të heshtim dhe që ata të përcillnin raporte në vendet e tyre të origjinës se nuk kanë identifikuar asnjë rast të vetëm. Nëse shikoni statistikat e Policisë Kosovare, numri i sulmeve të dhunshme të evidentuara me motive etnike, është më i ulët në Kosovë sesa në Zvicër. Kjo sepse Policia Kosovare nuk shkruan sulmet ndaj sërbëve si të motivuara etnikisht. Varja e fundit e flamujve të UÇK dhe atyre të Shqipërisë në në Lipjan në oborrin e kishës, as nuk u përmend nga Policia Kosovare. Egziston mur heshtjeje sepse Kosovën duan t’a paraqesin si histori suksesi. Ndaj ne duhet të flasim me zë të lartë për vuajtjet tona në të gjitha platformat", thotë Simiq.

Ky i fundit theksoi se për tani, kanë konfirmim se shtatë persona janë rrahur seriozisht.

"Secili ka marrë të paktën një goditje, ashtu rastësisht kur u shoqëruan apo kur u futën në automjet policore. Të gjithë janë nga Kollashini i Ibarit. Kjo është vazhdimësi e asaj që ndodhi në Gazimestan. Atëherë ishim me bashkatdhetarët tanë. E më pas i bërëm thirrje që dikush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të reagonte. Pastaj kjo vazhdoi sepse nuk pati ndëshkime. E dini sesi Inspektorati Policor kontrolloi nëse njerëzit ishin rrahur? Ashtu sikurse sipas deklaratave të atyre njerëzve që takuam pas torturës që përjetuan, ata inspektorë pyetën nëse ishin rrahur në prani të policëve që i rrahën. Kush është i çmendur t’a thotë këtë?" pyeti Simiq.

Sikurse theksoi, raporti i Policisë Kosovare ndaj popullit sërb, daton shumë kohë para zbulimit të mbetjeve mortore në Kaludrën e Vogël.

"Kur bëhet fjalë për Gazimestanin, njësoj si në prani të policëve që rrahën djemtë nga Mali i Zi, u pyetën nëse kishin pësuar dhunë. Ata heshtën nga frika. Në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndihem sikur jam në një rrëfimore. Vij dhe them se çfarë i lëndon këta njerëz, ata e kuptojnë, ofendohen, kërkojnë një mijë e një të dhëna, ne mbledhim foto, dokumentacion dhe ua japim, por nuk ka efekt. Ata mendojnë se KFOR duhet të tërhiqet nga ura. Çfarë paradoksi. Nuk kemi situatë më të rëndë se ndonjëherë. Para dhjetë viteve kur kishim policë dhe prokurorë sërbë, sërbë në qeveri, dialog në Bruksel në të cilën u morën disa zgjidhje, atëherë ajo NATO dhe KFOR thanë se nuk ishte koha që të çelej ura. Tashmë kur dialogu është i vdekur klinikisht sepse Prishtina nuk dëshiron dialog, nuk ka policë, nuk ka prokurorë sërbë, ata mendojnë ndryshe. Këta janë njerëz që kanë marrë mandat për paqe e siguri. Dje i thamë komandantit të KFOR se çfarë do të bëhet. Ai tha: nuk do të ketë ushtarë të KFOR në urë por para saj. Kjo është mori justifikimesh. Ashtu si sot, kur dikush përpiqet t’a paraqesë këtë si incident të izoluar. Rashkoviq është mishërimi i vuajtjeve të të gjithë sërbëve", tha Simiq.

Pyetjes nëse Lista Sërbe është përgjegjëse për daljen nga institucionet, Simiq thotë se atëherë shërbimet shqiptare donin që të nxinin Listën Sërbe.

"Kemi kaluar golgotën. Prej tetë muajsh qysh kur janë kthyer kryekomunarët, nuk u jepen dokumentacionet. Kuvendi është jofunksional. Kjo ju tregon rreth asaj që kjo lëvizje për t'u larguar nga institucionet ishte e vetmja e mundshme. Forca jonë janë qytetarët. Asnjëherë nuk ka pasur mbështetje më të madhe për Listën Sërbe. Ftoj të gjithë për përgjegjshmëri. Ftoj bashkëqytetarët. I kuptoj njerëzit që kanë frikë nga policët. Por ne jemi këtu për gjithçka. Nuk kemi se për çfarë të ulim kokat. Ajo çka na ndodh është pasojë e asaj se nuk ka asnjë rend. Presim të nisin të qëllojnë dhe kjo nën prezencën e atyre që na bombarduan Sërbinë në vitin 1999. Përpiqemi në maksimumin e forcës që të mbrojmë sërbët e pafajshëm e të ndershëm. Këtë do vazhdojmë t’a bëjmë me krenari sesi të përfaqësojmë një popull trim. Do të luftojmë deri në fund, loja është në vazhdim. Do të luftojmë politikisht. Kjo është luftë e çdukujt nga ne. Ndaj ju bëj thirrje që me egzistencën e vet të luftojmë dhe mbrohemi” tha Simiq.

Kur është fjala për ndalimin e bashkëshortes së Elezoviqit, Simiq tha se nuk ka pritshmëri të madhe.

“As personi që shtiu ndaj vëllezërve Stojanoviq në Gotovushë natën e Krishtlindjes edhe sot e kësaj dite nuk është dënuar. Prej atëherë kanë kaluar dy vjet e shtatë muaj”, tha ai.

Simiq konkludoi se qëndrimi i Listës Sërbe është i qartë:

“KFOR duhet të qëndrojë në atë urë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Ajo çka dëshirojnë të bëjnë, është kundër interesave të popullit sërb. Çka me këtë rast ndihmojnë Albin Kurtin që të dëbojë sërbët nga këto vise”, tha Simiq.