Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë mbyllet me 31 korrik

Kosovo - Norveška
Burim: Ekonomia Online

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë do t'i mbyllë përgjithmonë dyert me 31 korrik të këtij viti, është konfirmuar për Indeksonline. Aplikimet për leje turistike dhe qëndrimi për Norvegjinë përpunohen nga Ambasada Norvegjeze në Ankara dhe të gjitha kërkesat nga Prishtina tashmë janë dorëzuar përmes sistemit VFS Global, ka sqaruar Ambasada.

Përveç Kosovës, Norvegjia do të mbyllë ambasadat e saj edhe në vende të tjera – në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka), zyrën e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullatën e Përgjithshme në Hjuston (SHBA).

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh për mbylljen e misioneve norvegjeze. Mbyllje të tilla ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na lejon të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive. Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull, përgjegjësia për këtë do t'i jepet një ambasade norvegjeze aty pranë, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për atë vend”, thuhet në deklaratë.

Norvegjia aktualisht ka 101 përfaqësi diplomatike dhe konsullore, dhe shërbimi i jashtëm ka më shumë se 2600 punonjës.