Vuçiq: Kurti do të provojë truket e tij, për BKS unë do të flas në Bruksel
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha mbrëmë se në takimin e radhës në Bruksel, në kuadër të dialogut, sigurisht që do të diskutohet edhe për Bashkësinë e Komunave Serbe, sepse ai do të flasë për këtë.
I pyetur se a do të diskutohet për BKS në Bruksel më 27 shkurt, pasi Albin Kurti tha se nuk do të ketë, ai tha se me Kurtin nuk ka pasur asnjë diskutim.
“Unë gjithmonë do të shkoj të flas, por me Kurtin nuk ka bisedë. Ai fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, për vuajtjen e tij, Adem Demaqin. E kuptoni që ai është prapa në atë kohë. Sigurisht që do të flitet edhe për BKS, sepse unë do të flas për këtë dhe do të duhet edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”, nënvizoi ai.
Vuçiq theksoi se Kurti nuk do ta formonte kurrë BKS, dhe se do të dalë me një variant që fillimisht Serbia ta njohë Kosovën e pastaj të formojë BKS.
"Kjo do të jetë taktika e tij. Do të dalin sërish me truke të reja. Por ata nuk mund të më befasojnë me asgjë”, nënvizoi ai.
Vuçiq tha se një ose dy ditë para Brukselit do t'i vendoste “serbët më të këqij në institucionet në veri të Kosovës për të mos u dhënë një goditje tjetër serbëve në veri të Kosovës, me ndihmën e Rashiqit dhe Bogdanoviqit”.
Ai tha se kishte dëgjuar shumë nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sheiku Mohamed dhe se nuk është rastësi kur thotë se pret një përkeqësim të situatës dhe aktivitete më të rëndësishme luftarake në javët në vazhdim në Ukrainë.
“Është në dorën tonë që të përpiqemi të ruajmë paqen, duke mbrojtur interesat tona jetike kombëtare dhe të sigurojmë gjithçka për vendin tonë. Të gjithë këtu e dinë se do të ketë probleme në disa pjesë të Evropës për barnat, siç ka pasur në Britaninë e Madhe. Ne duhet ta parandalojmë atë. Ne dhamë një urdhër se çfarë të blinim nga lëndët e para, barnat gjenerike. Duhet të ndryshojmë disa ligje. Duhet te garantojme pajtueshmërinë normale të barnave", theksoi Vuçiq.
Ai tha se Serbia, sa i përket burimeve energjetike, e ka kaluar mirë dimrin, edhe pse nuk kushtoi pak. Ai parashikon se rreth 450 deri në 480 milionë metra kub gaz do të mbeten në depo, pra do duhet te blihen 200-300 milione qe te mos kete probleme dimrin e ardhshem.
0 komentet