Ambasadori i Spanjës në Sërbi: Nevojitet formimi i BKS për të shkuar drejt normalizimit të marrëdhënieve
Ambasadori i Spanjës në Sërbi Raul Bartolomeo Molina, ka thënë sot në në takim me kryetarin e Këshillit për politikë të jashtme në Kuvendin Popullor Borko Stefanoviq se nevojitet formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe në Kosovë e Metohi sesi të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit të Sërbisë, Bartolomeo shtoi se Bashkimi Europian mbështet këtë propozim për vazhdimin e dialogut.
Stefanoviq falenderoi diplomatin spanjoll për mbështetjen aktive të Madridit zyrtar rreth integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë, ndërsa Molina konfirmoi se kjo praktikë do të vazhdojë dhe se Spanja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje pozicionit të Sërbisë në këtë çështje.
Molina gjithashtu nënvizoi se do të ishte e dobishme për Sërbinë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE dhe të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, në mënyrë që të lehtësojë pozicionin e vet të politikës së jashtme.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, janë duke u forcuar dhe se ka kontribuar rritja e numrit të investimeve spanjolle, fluturimet direkte nga Sërbia në qytete të ndryshme të Spanjës dhe dashuria që populli sërb ka për gjuhën dhe kulturën spanjolle, thuhet në njoftim.
komentet