Analistët: Bastisja tek “Banja e Parajsës” dhunë institucionale e Prishtinës

Banjska
Burim: Kosovo Online

Bastisja e policisë në „Banjën e Parajsës“ në afërsi të Zveçanit, analistët e vlerësojnë si veprim që Prishtina ka ndërmarrë jo në favor të de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës, por për shkaktimin e armiqësisë më të madhe të qytetarëve në veri ndaj autoriteteve kosovare dhe theksojnë se pronat sërbe duhet të ruhen.

Koordinatori i Konventës Kombëtare për BE për kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq ka thënë se sulmi i policisë në hotel në kompleksin e Banjskës "Banja e Parajsës" në Banjskë afër Zveçanit është veprim kontrovers i Agjencisë Kosovare të Privatizimit çka do të shkaktojë armiqësi të mëtejshme ndaj autoriteteve kosovare mes qytetarëve në veri.

"Normalizimi i jetës është i pamundur në komunat veriore në kushtet e dhunës institucionale dhe përdorimin selektiv të forcave speciale policore nga ana e Qeverisë së Kosovës” ka thënë Mijaçiq në publikimin që ka bërë në rrjetin social "X".

Juristi Millan Antonijeviq thekson se bashkësia ndërkombëtare mund të ruajë mbi të gjitha qytetarët e pastaj pronat e sërbëve në Kosovë.

"Normalizimi i raporteve mes Sërbisë e Kosovës dhe de-eskalimi i konflikteve për të cilat Prishtinës i’u vendosën sanksione, Bashkimi Europian dhe HBA duhet t’i kërkojë. A do të ketë sanksione të reja nga BE dhe SHBA?" pyet Antonijeviq përmes publikimit në rrjetin X.