Petkoviq: Aksioni i sotshëm i Prishtinës në fshatin Banjskë është pjesë e planit të spatrimit etnik të sërbëve nga K&M
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq deklaron se pas sekuestrimit të kompleksit “Parajsa e Banjskës” nën asistencën e policisë dhe vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, bëhet e qartë se Prishtina me këtë mënyrë konfirmon synimin e saj që të pushtojë tërësisht veriun e Kosovës dhe tha se Sërbia nuk ka të drejtë që në çfarëdo lloj mënyre të ndihmojë popullin e vet.
Petkoviq theksoi se “ekstremistëve politikë në Prishtinë u pëlqen të abuzojnë me popullin sërb në Kosovë dhe Metohi”, ndërsa këtë dëshirojnë t’a bëjnë në festat tona të mëdha fetare e kombëtare.
“Kështu që sot në Shënjt Nikollën, pjesëtarët e policisë së Kurtit bastisën kompleksin “Parajsa e Banjskës” në komunën e Zveçanit dhe prej andej me pa të drejtë dhe nën kërcënimin e dhunës dëbuan punëtorët që punonin në mirëmbajtjen e hotelit dhe restorantit me të njëjtin emër”, tha Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për K&M theksoi se sërbëve në këtë mënyrë u është thënë edhe një herë nga Prishtina se nuk kanë të drejtë në zhvillimin e komuniteteve të tyre lokale, as të drejtë për punë dhe sigurim social.
“Përveç kësaj përmes demonstrimit të forcës edhe një herë janë sulmuar të drejtat kolektive të popullit sërb, është shkelur edhe e drejta e pacenueshme e paprekshmërisë së pronës në botën e sotme, sepse sulmet e ekstremistëve nga Prishtina ndaj komunave dhe kishave ortodokse sërbe dhe individëve privatë në veri të krahinës, janë të përditshme, pa kurrfarë kufizimi dhe nevojë për arsyetim, lëndojnë dhe vjedhin pasurinë në mënyrën më të pashpirt”, tha Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se Prishtina me këtë akt konfirmoi synimin e saj për pushtimin gjithëpërfshirës të veriut të Kosovës dhe tha se Sërbia nuk ka të drejtë të ndihmojë popullin e vet, pasi kompleksi turistik dhe rekreativ "Parajsa e Banjskës" është një nga investimet strategjike të Beogradit në veri të Kosovës.
“Kufijtë e pafytyrësisë dhe arrogancës së Kurtit dhe banditët e tij nuk ekzistojnë qartë dhe është e qartë se aksioni i sotëm i Prishtinës në fshatin Banjskë është pjesë e planit për spastrimin etnik të sërbëve nga Kosova dhe Metohia”, theksoi Petkoviq duke shtuar se për këtë sulm do të informojë edhe bashkësinë ndërkombëtare përfshirë edhe ndërmjetësit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
0 komentet