Analistët: Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk janë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të shtyhen

Severna Mitrovica - Priština
Burim: Kosovo Online

Velko Odalloviq dhe Dushan Janjiq, vlerësojnë se insistimi për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në veri të Kosovës, qeveria në Prishtinë dëshiron të shtyjë zbatimin e zotimeve të marra, gjë që rrit presionin ndaj sërbëve e ndërkohë që Nexhmedin Spahiu tha se këto zgjedhje nuk janë legjitime pa Listën Sërbe dhe se ato duhet të shtyhen, transmeton RTV.

Kryetari i Komisionit Sërb për personat e zhdukur Velko Odalloviq, vlerëson se qeveria në Prishtinë shkakton krizë me incidente që çojnë në zemëratën e pakënaqësinë e sërbëve dhe se arrestimi i doktor Todoroviqit, është një pikë tjetër në gotë ndërkohë që çështja ngrihet sesa do të vazhdojë.

Për Tanjug vlerëson se ky arrestim ishte pa sens dhe shton se bëhet fjalë për provokime që të krijojnë një nivel të lartë pasigurie.

Ai nënvizon se instalimi i forcave të sigurisë së Prishtinës në veri të komunave sërbe, shkakton pasiguri të madhe.

Ai thotë se arrestimi dhe lëndimi i sërbëve dëshmon se provokimet nuk ndalen dhe se ato ndodhin në fazën e dialogut intensiv mes Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur një zgjidhje.

“Disa zgjidhje për Kurtin janë të pafavorshme por nëse mendon të shmangë detyrimet që janë marrë, duke vazhduar të bëjë këtë dhe provokojë sërbët, më duket se e ka gabim. Komuniteti ndërkombëtar ka dërguar mjaft mesazhe të forta e të qarta, ky është një kualitet i ri, mesazhet kanë ardhur edhe nga SHBA e tani çështja po merr një formë shumë më serioze”, vlerësoi ai.

Duke folur për zgjedhjet në komunat veriore sërbe, Odalloviq vlerësoi se Prishtina nuk dëshiron zgjedhje në të cilat sërbët do të kenë përfaqësues legjitimë dhe theksoi se përfaqësuesit legjitimë të tyre, janë në interes edhe të shqiptarëve.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet për Prishtinën do të jenë legale, por nuk do të jenë legjitime.

Ai kujtoi mesazhet e qarta ndërkombëtare pas Brukselit dhe Ohrit se BKS duhet të formohet.

“Zgjedhjet edhe sikur të mbahen nuk do të sjellin rezultate, do të hapin disa çështje të reja. Besoj thellësisht se duhet të pasojnë zgjedhje të reja, por fillimisht për disa gjëra duhet të merren vesh përmes dialogut” tha ai.

Odalloviq tha se Lista Sërbe gëzon besimin më të madh të sërbëve dhe se të tjerët që duan të marrin pjesë në të tilla zgjedhje nën regjinë e Prishtinës, e bëjnë për vete dhe Kurtin.

Ai mendon se Kurti do të ishte më i lumtur nëse do të mund të mbante të ngrirë militarizimin e veriut të Kosovës për të cilën e bëri, të legalizonte zgjedhjet dhe me sërbët që morën pjesë në to, të krijonte ndonjë BKS.

Analisti politik Dushan Janjiq për Tanjug vlerëson se Albin Kurti është inkurajuar prej Gjermanisë dhe Francës në caktimin e njëanshëm të zgjedhjeve për kryetarë të komunave sërbe.

Ai shtoi se zgjidhja e konfliktit kërkon arritjen e një marrëveshjeje për kushtet e kthimit, përfaqësuesve të komunitetit sërb e këtu, edhe ndalimin e vakumit të sigurisë institucionale.

Janjiq vlerëson se politika e reciprocitetit të Kurtit është shumë e ngushtë dhe tha se problemi duhet të zgjidhet me marrëveshje me kthimin e përfaqësuesve sërbë në institucione.

Ai beson se Prishtina tani faktikisht po i pengon të gjitha marrëveshjet për Bashkësinë e Komunave Sërbe duke mbajtur zgjedhjet që do të duhet të mbahen sërish.

Janjiq theksoi rëndësinë e veçantë të çështjes së sigurisë në vakuumin në veri të Kosovës.

“Në veri asnjëherë nuk kemi pasur kaq shumë policë për km katror, asnjëherë nuk kemi patur kaq shumë policë specialq dhe kontrolle nga ana e Prishtinës, është një atmosferë mjaft e rrezikshme” tha ai.

Ai tha se normalizimi në Kosovë nuk mund të pritet nëse amerikanët e humbin luftën për këtë çështje me Gjermaninë dhe Francën.

Janjiq vlerësoi se Kurti krijon një lojë konfliktuale të ndarjes brenda komunitetit sërb dhe situatës në të cilën është e pamundur të jetohet pa të.

“Luan për të qëndruar në lojë, imponohet si faktor garancie” tha ai.

Janjiq vlerëson se Kurti po i shkel marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 dhe se mund t’a shtyjë edhe për disa muaj formimin e BKS.

“E rëndësishme është që Beogradi mos të braktisë bisedimet ndonëse Prishtina ka për qëllim që t’a irritojë atë. Marrëveshja nuk është franko-gjermane veçse detyrimi ynë dhe ai kosovar" ka thënë ai.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu vlerëson se zgjedhjet komunale duhet të shtyhen sepse nuk janë legjitime pa pjesmarrjen e Listës Sërbe.

Ai shton se ndonëse ndikimi i partive opozitare në komunitetin sërb po forcohet, Lista Sërbe është ende më e fuqishme dhe se kjo duhet respektuar.

Ai vlerëson se zgjedhjet në veri të Kosovës pa pjesëmarrjen e Listës Sërbe, janë situatë konfliktuale me pasoja të paparashikueshme.

“Kur jemi në rrugën drejt realizimit të planit franko-gjerman, duhet të përqendrohemi në të dhe të sigurohemi që ajo të zbatohet siç është dakordësuar, pa konflikte shtesë që mund t’a prishin atë”, tha ai.

Spahiu shton se vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve i takon presidentes së Kosovës dhe se këtë do ta bëjë nëse e këshillojnë amerikanët.

Spahiu pret që shumica e sërbëve të mos votojnë dhe shtoi se Kurti mund të inkurajohet nga kjo, por ka ende sërbë që do të dalin në zgjedhje.

"Kjo provokon edhe më ashpër Listën Sërbe. Sa më shumë sërbë të dalin, aq më i madh është nervozizmi dhe mundësia e konfliktit", tha ai.