Milivojeviq: Zgjedhjet në veri të Kosovës pa sërbët humbin kuptimin

Milivojević
Burim: Kosovo Online

Ish diplomati Zoran Millivojeviq thekson se nëse zgjedhjet vendore në veri të Kosovës do të mbahen, mund të jenë të ligjshme, por nuk nuk do të kenë legjitimitet dhe shton se pa sërbët zgjedhjet në veri të Kosovës humbin kuptimin, shkruan Blic.

"Qëndrimi i sërbëve është i qartë që nuk dëshirojnë të kthehen në institucione deri në formimin e BKS. Ndaj dhe mendoj se do të ishte racionale që zgjedhjet mos të mbaheshin" ka vlerësuar Millivojeviq.

Siç u shpreh ky i fundit, marrëveshja e Ohrit përcakton dinamikën e proceseve të mëtejshme politike në Kosovë.

"Në plan të parë është formimi i BKS. Si pasojë e kësaj, zhvillimi ngjarjeve varen mbi të gjitha nga Prishtina dhe pjesmarrësve në dialog përkatësisht Brukseli dhe Uashingtoni. Pas kësaj në rendin e ditës mund të jetë çështja e të zhdukurve, formimi i skuadrës monitoruese dhe pika të tjera që rjedhin prej marrëveshjes së Ohrit" analizon Millivojeviq.

Ky i fundit nuk mendon se gjithçka do të shpaloset shpejt.

"Nuk mendoj në formimin e shpejtë të BKS, pasi prej kësaj varet fati i qeverisë aktuale në Prishtinë. Veçse nëse nuk do të ketë presion të madh nga Uashingtoni" ka përmbyllur Millivojeviq.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq është i shqetësuar për vakumin institucional në Kosovë.

"Brukseli dhe Uashingtoni mburren me marrëveshjen e Ohrit dhe kjo sikur keni përgatitur gjithçka për garën, stadiumin, pistën e fushës, por nuk ka sportistë apo start. Nuk ka ende kthim legal të sërbëve legjitimë nëpër institucione, polici, gjykatë, prokurori, dogana….Një situatë e tillë nuk është më e qëndrueshme dhe paraqet një rrezik të madh” paralajmëron Janjiq.

Siç thotë ky i fundit, zgjedhjet vendore në veri të Kosovës janë shpallur dy herë në mënyrë të njëanshme.

"Mbi të gjitha, duhej të mbaheshin në dhjetor, pastaj në prill. Por këto data nuk kanë marrë aprovimin e sërbëve të cilët braktisën institucionet. Beogradi është i qartë se nuk ka kthim të sërbëve nëpër institucione derisa të formohet BKS. Llajçak për këtë për herë të parë bisedoi me përfaqësuesit e Listës Sërbe gjatë vizitës së fundit në Prishtinë" theksoi Janjiq.

Ky i fundit mendon se logjike është që zgjedhjet vendore në veri të Kosovës të shtyhen në kohë.

"Tashmë është hapi i Pesëshes ku praktikisht është ndërmjetëse në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ku do t’i duhet të sigurojë një marrëveshje dypalëshe. Sepse tema e vakumit institucional dhe sigurisë nuk ka përfunduar me Marrëveshjen e Ohrit. Ndaj çdo gjë më duket sikur po ngjitemi në katin e pestë me një shkallë sa kati i dytë“ përmbyll Janjiq.