Andoni: Duket se Vetvendosja është kundër rishikimit të proçesit ndaj Thaçit
Analisti politik nga Tirana Ben Andoni vlerëson se protestat e fundit mbështetëse ndaj liderëve të UÇK që gjykohen nga Odat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, kanë treguar “reagim konfuz” të partive politike në Prishtinë dhe se të krijohet përshtypja se Lëvizja Vetvendosja është kundër rishikimit të aktit ndaj Hashim Thaçit.
“Situata në Kosovë veçanërisht pas rishikimit të gjykimit të Thaçit, është ndërlikuar jashtëzakonisht për shkak të qëndrimeve jashtëzakonisht konfuze brenda sektorit politik në Kosovë. Duket se pjesa e Vetvendosjes krahasimisht me partitë e tjera PDK, LDK dhe AAK janë kundër rishikimit të gjykimit që po i bëhet njerëzve të UÇK në Hagë” ka thënë Andoni.
Duke komentuar protestën që u mbështet dhe nga liderët e shqiptarëve të Maqëdonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Andoni thekson se është shqetësuese raporti i institucioneve kosovare ndaj kësaj gjykate.
“Problemi më i madh është sesi interpretohet ky qëndrim, rezistenca e Kosovës dhe mënyra në të cilën pushteti do të duhej të sillej ndaj UÇK dhe ndaj Gjykatës Speciale që u miratua nga institucionet kosovare”, ka thënë Andoni.
Ashtu si dhe të tjerët, nuk shikon më pak problem faktin që në protestë nuk morën pjesë madje as familjet e atyre që gjykohen në Hagë të cilët i përkasin partisë kryesore-Lëvizjes Vetëvendosja.
"Për shembull, gruaja e Rexhep Selimit, një prej katër të akuzuarve në Hagë, e cila është deputete e Vetëvendosjes, nuk mori pjesë në protestë. Kjo situatë u krijua për shkak të konflikteve të mëdha politike që po ndodhin në Kosovë, por dhe faktit që Kosova u përball me gjykatën që vetë e formoi", shpreh bindjen Andoni.
0 komentet