Andriq Rakiq: Nëse pamundësohet tërheqja e dinarëve, qytetarëve do t’u shtrenjtohet jetesa
Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq ka thënë për Kosovo onlajn me rastin e hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës ku pezullon përdorimin e dinarit, se është e mundur që në periudhën e ardhshme të ndjehet mangësia e dinarit në kesh, nëse pamundësohet tërheqja e tij ashtu sikurse në këtë moment egziston defunkcionalizimi i institucioneve që ofrojnë shërbime kyçe.
Bashkëbiseduesja jonë thekson se problemi i ndalimit të
dinarit në Kosovë ka shumë nivele dhe vështirë të parashihet sesi do të ndikojë tek qytetarët derisa nuk zgjidhet çështja e importit të tij.
“Ndërsa nuk e dimë nëse mund të vazhdojë importi i dinarëve dhe në çfarë kushtesh, nuk mund të themi akoma por për momentin, më duket se ende nuk i shikojmë pasojat sepse egziston sasia e dinarëve në kesh. Qytetarët sot mund të tërheqin të hollat. Nëse u pamundësohet tërheqja e dinarëve, do të kemi të njëjtin skenar që kemi pasur fill pas ngjarjeve në Banjskë, kur edhe për shkak të mbylljes së kufijve, nuk u mundësua hyrja e dinarit dhe kemi pasur mungesë të dinarëve në kesh. Fillimisht kemi parë që kishte kufizim në atë sesa para në ditë mund të tërheqësh, ndërsa në një moment në përgjithësi nuk ka patur të holla. Më praktikisht kështu do të ndihet. Qytetarët për të pasur qasje tek të hollat e tyre, do të duhet të shkojnë në Rashkë apo Novi Pazar ose në cilindo qytet që është më afër tyre nga jugu, në mënyrë që të marrin të hollat e tyre. Kjo do t'u rrisë koston e jetesës, do t'ua zvogëlojë vlerën e të hollave që duhet t'i përdorin, nëse duhet t’i konvertojnë në Kosovë dhe aty do të humbasin një vlerë të tyre që posedojnë” ka thënë Andriq Rakiq, duke shtuar se qytetarëve do t’u komplikohet dhe shtrenjtohet jetesa.
Duke folur për Bankën e Kursimeve Postare, Andriq Rakiq thekson se kjo bankë është pjesë e ndonjë zgjidhjeje që Sërbia parashikon dhe që është mënyra e vetme sesi të mund të vijojë punën pa ndalesë si deri më sot, që ajo të liçensohet ashtu sikurse ka qenë e liçensuar dhe Banka Komerciale.
“Nëse Banka e Kursimeve Postare do të liçencohej për të importuar dinarë, ose nëse nuk do të duhej t'i importonte ato, por të vazhdonte me zbatimin e transaksioneve dhe të konvertonte vetë eurot dhe t'i shpërndante ato, ky është opsioni më pak problematik. Ajo çka është thelbësore është se duhet të qëndrojë funksional transaksioni i pagesës derisa të zgjidhet statusi i institucioneve sërbe në Kosovë, qoftë përmes formimit të BKS apo marrëveshje të re”, thekson Andriq Rakiq.
Kjo e fundit beson se problemi kryesor janë institucionet dhe mirëmbajtja e transaksioneve të pagave deri në gjetjen e ndonjë alternative për to.
“Në këtë moment kemi defunksionalizimin e institucioneve të vetme që ofrojnë shërbime kyçe dhe nuk egziston ndonjë alternativë dhe këtë e ka nënvizuar BE në deklaratën e sotshme në mëngjes. Duket që Sërbia e shikon Bankën e Kursimeve Postare si pjesë të ndonjë zgjidhjeje. Mirë do të ishte që publiku të informohej më shumë rreth asaj sesi kjo shikohet, veçanërisht njerëzve të këtushëm. Fatkeqësisht, kemi shumë pak informacion, si nga BQK, ashtu edhe nga BPS sesi do të zhvillohet kjo në vijim”, tha Andriq Rakiq.
0 komentet