Jevtiq: Sulmi ndaj sërbëve në Shtërpcë nuk është rastësor, ua kam thënë këtë përfaqësuesve ndërkombëtarë

Dalibor Jevtić
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komunës së Shtërpcës Daliobor Jevtiq ka qenë sot në spitalin e Graçanicës ku vizitoi djemoshat sërbë Stefan dhe Millosh Stojanoviq duke thënë se lëndimi i tyre nuk është incident rastësor.

"Dikush erdhi me qëllim që të kryente atë që bëri. Jam pothuajse i sigurt, dhe këtë ua kam thënë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare me të cilët kam folur mbrëmë vonë, se kjo nuk është rastësi, sadoqë dikush mund ta quajë incident të izoluar, për mendimin tim nuk është", ka thënë Jevetiq.

Ky i fundit shprehu një pjesë të mllefit që, siç ai tha, ndjejnë bashkëqytetarët e tij, por edhe ai vetë.

“Në vend që të jemi pranë familjeve tona, ditë e natë e kemi kaluar duke protestuar në rrugë dhe kjo nuk është diçka që duam, përkundrazi dëshirojmë të jetojmë në paqe dhe t'i kalojmë festat në qetësi. Besoj se organet kompetente do të bëjnë punën e tyre, por nuk duhet të përfundojnë me kaq, duhet të pyesin veten disa në Prishtinë, ose të fillojnë të ndryshojnë retorikën dhe qëndrimin e tyre ndaj sërbëve. Është e qartë se përveç pjesëve të tjera të Kosovës, edhe Qarku i Siriniqit ka qenë në shënjestër të Albin Kurtit qysh prej ardhjes së tij në pushtet. Për këtë faktet flasin vetë", ka theksuar Jevtiq.

Ky i fundit vuri në dukje se gjatë sulmit ndaj Stojanoviqëve, në autoveturë kanë qenë dy persona dhe të dy u arrestuan e ndërkohë që njëri prej tyre pranoi fajin.

"Ajo çfarë është e rëndësishme për ne, është që Milloshi dhe Stefani të jenë mirë. Falë Zotit ua thashë që nuk përfundoi në tjetër mënyrë kjo ngjarje", ka theksuar Jevtiq duke shtuar se qytetarët e Shtërpcës pas lëndimit të Stefanit dhe Milloshit, bllokuan rrugën duke protestuar me të drejtë.

"Kjo është pasoja jo vetëm e ngjarjes së djeshme, por e të gjitha atyre që kanë ndodhur përgjatë më shumë se një viti jo vetëm në Shtërpcë, por në të gjithë Kosovë e Metohi, e ndërkohë që u konfirmua edhe me ngjarjen e Kllokotit mbrëmjen e djeshme ku Stefani një tjetër i ri sërb, u rrah", ka thënë Jevtiq.

Ky ka vënë në dukje se dje ka biseduar me bashkëqytetarët e tij dhe me ata që kanë përgjegjësi të kujdesen rreth sigurisë së qytetarëve për të cilët tha se është koha të kuptojnë se ky është momenti final në të cilën përgjegjësia duhet të merret përsipër prej të gjithëve.

"Ashtu si ata që puna e tyre është çështja e sigurisë, po ashtu edhe ata politikanë dhe zyrtarë që me veprimet e tyre trajtojnë nën stres pjesëtarët e popullsisë me shumicë sërbe që jeton në këtë zonë. Qysh prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, dyshoj se kemi pasur një numër të shtuar të incidenteve", ka thënë Jevtiq duke shtuar se ata që qëlluan ndaj Stefanit dhe Milloshit, kishin dijeni se patrulla e policisë ndodhej poshtë fshatit dhe për këtë arsye, shkuan në Prizren.

"Çfarë thuhet mjaftueshëm për faktin se nëse do të kishim më shumë patrulla, sigurisht që do t'i kishte penguar ata nga ajo që kryen. Kërkesa e bashkëqytetarëve tanë është me të drejtë që të kemi patrullat e KFOR të pranishme në hyrje dhe në dalje. Kemi garanci se kështu do të jetë pas së cilës vendosëm heqjen e barrikadave", ka thënë Jevtiq.

Ky i fundit ka konfirmuar se efektivët e policisë kosovare dje kanë qenë në Drajkovac në afërsi të Shtërpcës por u tërhoqën pas heqjes së barrikadave. Gjithashtu shtoi se pas sulmit në Gotovusha, të dyshuarit e lëndimit të të rinjve, kanë qëlluar në ajër në Shtërpcë dhe Brezovicë.

Jevtiq ftoi qytetarët e Kosovës që nesër të marrin pjesë në protestën e Shtërpcës.

"Dëshiroj të besoj në frymën e festës se do ta kapërcejmë të gjithë situatën. Dhe Stefani e Miloshi janë të vendosur që edhe në Krishtlindjen pasardhëse, të shkojnë për të siguruar pemën e Krishtlindjes. Do të jemi aty për familjet por edhe me njerëzit. Sepse ajo që ne kërkojmë është paqja dhe liria dhe të jemi vetvetja", ka përfunduar Jevtiq.

Së bashku me Jevtiqin, të rinjtë e lënduar i ka vizituar edhe kryetari i Listës sërbe Goran Rakiq dhe kryebashkiakja e Graçanicës Liljana Shubariq.