Arbutina: Pjesmarrja e Vuçiqit në Samitin e energjisë nukleare dëshmon se Sërbia është në rrugën e duhur

Beograd_240321_Dalibor Arbutina
Burim: Kosovo Online

Në Bruksel sot është mbajtur samti i parë rreth energjisë nukleare, ndërsa drejtori i NP Objektet Nukleare të Sërbisë Dallibor Arbutina thekson se pjesmarrja e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq është e rëndësisë së jashtëzakonshme, pasi dëshmon se Sërbia ndodhet në rrugën e duhur, pra që ndjek trendet.

Arbutina shprehet dhe se është e një rëndësie të jashtëzakonshme që Sërbia në këtë kontekst mban hapin me botën pasi sikurse thekson, energjia nukleare garanton pavarësi energjitike, siguri dhe që është energjia më e pastër.

Arbutina për Kosovo onlajn sqaron sesi u shkua deri në organizimin e samitit të sotëm dhe në këtë kuptim thotë se në konferencën rreth ndryshimve klimatike e cila është mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në Dubai në të cilën mori pjesë delegacioni i Sërbisë, për herë të parë energjia nukleare u vendos si energji e gjelbër.

Ai shton se vendet e botës perëndimore atëherë nënshkruan Deklaratën në të cilën obligoheshin se deri më 2050 të trefishonin prodhimin e energjisë nukleare.

"Kjo është mjaft e rëndësishme për të gjithë pasi energjia nukleare nuk emeton dioksid karboni ashtu sikurse e emeton atë fosilet e karburanteve", shprehet Arbutina.

Pas konferencës kujton ai, ndodhi dhe forumi ekonomik botëror në Davos në të cilin presidenti i Sërbisë u takua me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike i cili prezantoi samitin e sotëm në Bruksel.

"Sërbia pas një viti të plotë ndodhet në rrugën e duhur, në rrugën ku ka vendin e vet", thotë Arbutina dhe shton se nëpër samite sikurse ai i sotmi shkëmbehen ide, dëgjohen informacione të reja, merr vesh se në cilin drejtim bota shkon, rrëfime me financierë, ndërsa Sërbia ka mundësinë dhe të kërkojë modele se në cilën drejtim po ecën.

Gjithashtu sikurse shton, tubime të tilla janë dhe mundësi për mënyra të tjera bisedash si politike, ekonomike, ushtarake dhe çdo gjë tjetër.

Duke folur rreth periudhës para 30, 40 vitesh për të cilën Vuçiq tha se është udhëhequr politikë e gabuar, Arbutina kujton se atëherë RSF e Jugosllavisë nuk eci drejt zhvillimit të energjisë nukleare.

"Nuk ndoqëm trendet nukleare, mbeti me termocentralin nuklear të Kërshkos, e ndërkohë që pasoi me ndaljen e shumë viteve deri më tani. Ndërkohë që erdhi deri tek ndryshimet teknologjike, u bërën modular të vegjël nuklearë, ndërsa presidenti sot foli se Sërbia është e interesuar për katër reaktorë modular të vegjël", tha ai.

Sikurse sqaron ai, reaktorët e vegjël modular janë teknologjia e re.

"Si dikush që merret me fushën nukleare, jam në favor të atyre blloqeve të mëdha energjetike, por kjo kërkon kohë. Për këta reaktorë të vegjël modularë, që tashmë janë trend botëror, nevojitet shumë më pak kohë dhe janë të mirë sepse prodhojnë menjëherë energji elektrike dhe sepse në to kryhet automatikisht trajnimi i stafit”, shton ai.

Duke theksuar rëndësinë e energjisë nukleare, Arbutina vë në dukje pasigurinë e furnizimit, e cila mund të kushtëzohet nga arsye të ndryshme si lufta në Ukrainë, e më pas Hutit që në Detin e Kuq të cilët rrëmbyen tankerat e naftës dhe thotë se energjia nukleare garanton pavarësinë energjitike dhe sigurinë dhe se është energjia më e pastër.

Kur është fjala për pozicionin aktual të Sërbisë në lidhje me energjinë nukleare, Arbutina bën të ditur se Sërbia ka operatorin e vet nuklear që është NP Objektet Nukleare të Sërbisë në të cilën ndodhet baza e dijes për këtë fushë.

“Sërbia nuk është jashtë rrjedhës përsa i përket personelit, ndjekim absolutisht të gjitha trendet botërore, jemi njohur me gjithçka që ndodh në botë përmes personelit, pajisjeve dhe sigurisht përmes njohurive. Kemi bazë, ndërsa gjithçka tjetër shkon në rrjedhën e vet”, thotë Arbutina.