Arqipeshkvia: Heqja e flamurit nga kisha në Lipjan, akt frikësimi për besimtarët e tjerë ortodoksë
Arqipeshkvia rashko–prizrenase ka dënuar shumë ashpër aktin vandal të heqjes së flamurit të Kishës Ortodokse Sërbe nga këmbanorja e kishës së Virgjëreshës së Bekuar në Lipjan dhe vlerëson se fjala është për frikësimin e kristianëve të tjerë ortodoksë që jetojnë në këtë vend.
Në deklaratën e publikuar në sajtin e Arqipeshkvisë, bëhet e ditur se sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.
"Sipas hetimit të kamerave mbikëqyrëse, një person me maskë erdhi tek porta e kishës dhe hoqi forcërisht flamurin që ishte vendosur vetëm një ditë më parë me rastin e festës së kishës. Ky veprim nuk është vetëm sulm ndaj pronës së Kishës Ortodokse Sërbe, por edhe presion e frikësim i të krishterëve ortodoksë të mbetur që jetojnë në Lipjan, si dhe shfaqje e qartë e qëllimeve të mëtejshme ndaj KOS. Kisha Ortodokse Sërbe sulmin e raportoi në Policinë Kosovare dhe shpreson që kësaj here, në dallim nga praktikat e deritashme, autori të identifikohet dhe ndëshkohet, ndërsa vepra penale duhet të definohet si vepër e rëndë penale me elementë të urrejtjes dhe intolerancës fetare", thuhet në njoftim.
Sikurse theksojnë, i njëjti incident ndodhi në qershor 2023.
"Meqenëse autori i krimit në atë kohë nuk u gjet dhe nuk u ndëshkua në mënyrë adekuate, kjo thellon më tej shqetësimet e besimtarëve dhe minon ndjenjën e sigurisë në mjedis ku sot jetojnë vetëm disa qindra sërbë nga 6,000 që ishin para vitit 1999", paralajmëron Arqipeshkvia.
Shtojnë se problem i veçantë është raporti i institucioneve kosovare ndaj incidenteve të tilla, sepse shumica e autorëve ngelen të pandëshkuar apo me dënime simbolike, ndërsa kualifikimi i veprave të tilla në policinë dhe sistemin gjyqësor kosovar, fsheh seriozitetin e veprave dhe motivet e vërteta pas tyre.
"Në këtë mënyrë, institucionet kosovare jo vetëm që fshehin shkallën e vërtetë të sulmeve ndërfetare dhe ndëretnike ndaj komunitetit të krishterëve ortodoksë sërbë, por përcjellin mesazhin se bëhet fjalë për akte që nuk sjellin asnjë pasojë për autorët. Në këtë mënyrë, elementët më ekstremë nacionalistë në shoqërinë shqiptare inkurajohen të vazhdojnë me sulme të tilla", theksohet në deklaratë.
Thuhet dhe se derimë tani shumë herë është treguar se institucionet kosovare nuk janë të interesuara të zbatojnë ligjet e tyre dhe të mbrojnë Kishën Ortodokse Sërbe dhe besimtarët e saj.
"Pasiviteti i këtyre institucioneve kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të krishterëve ortodoksë inkurajon sulme dhe shkelje të mëtejshme të të drejtave që gëzon KOS, si çdo bashkësi tjetër fetare. Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase apelon tek bashkësisa ndërkombëtare, së bashku me dënimin e këtij sulmi, që të përfshihet me të gjitha kapacitetet e veta në zgjidhjen e situatës së Kishës Ortodokse Sërbe. Sikurse tregohet çdo ditë në terren, vetëm duke definuar pozitën tonë, i cili nuk do të varet nga trajtimi joadekuat dhe mosofrimi i mbrojtjes nga institucionet kosovare, mund të garantohet e drejta për mbijetesën dhe jetën paqësore të Kishës Ortodokse Sërbe", konkludohet nga Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase.
0 komentet