Bakojani: Moszbatimi i vendimit të Manastirit të Deçanit dështim i shtetit ligjor, i nevojshëm krijimi i BKS

Savet Evrope.jpg
Burim: coe.int

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit paraqet dështim të madh të institucioneve të Kosovës për të respektuar principet e shtetit ligjor, ndërsa themelimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe konsiderohet si kusht i domosdoshëm për zbatimin efikas për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të pakicave, bëhet e ditur në shënimin informativ të raportueses për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Dora Bakojani, e cila u prezantua sot para Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të KE me rastin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Në këtë dokument, në të cilin Kosovo Onlajn ka pasur akses, bëhet e ditur dhe se autoritetet e Kosovës duhet të përmbahen nga shpronësimet të cilat nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

Raportuesja Bakojani si çështje kryesore të pazgjidhura në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësi në Këshillin e Europës ka veçuar tre: vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, mbrojtja efikase e komunitetit sërb në komunat veriore dhe shpronësimi i trojeve në komunat me shumicë sërbe.

“Për zgjidhjen komplekse tokësore që ka lidhje me Manastirin e Deçanit në Komunën e Deçanit, në vendimin e vitit 2016, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pronësinë ligjore të manastirit me 24 ha truall. Deri më sot jo vetëm që vendimi nuk është zbatuar, por është kritikuar ashpër nga ana e politikanëve përfshirë edhe mbajtës të shquar të funksioneve publike, duke cënuar kështu rolin e Gjykatës që është garantuese e Kushtetutës” tha Bakojani.

Kjo e fundit ka theksuar se gjatë vizitës në Prishtinë rreth kësaj çështjeje ka biseduar me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës, si dhe me At Savën, igumenin e Manastirit të Deçanit. “Isha e qartë se vendimi është çështje e shtetit ligjor dhe duhet të zbatohet, ashtu sikurse njëzëri ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare. Manastiri është thesar që u përket të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka thënë Bakojani në dokument.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Bakojani ka marrë spegime të ndryshme rreth arsyeve për të cilat vendimi nuk është zbatuar, prej të cilës se do të kishte pasoja të mëdha nëse do të përdorej si precedent, e deri tek legjitimimi i vendimeve të gabuara të rregjimit të Millosheviqit.

Bakojani thekson se u konsultua me ekspertë të ndryshëm ligjorë nga Këshilli i Europës dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare dhe se ekspertët konfirmuan vlefshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 dhe insistuan në atë se vendimi është përfundimtar dhe detyrues dhe se çdo tentativë për t’a rishikuar, do të rezultonte në klimën e përgjithshme të pasigurisë juridike, uljen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor dhe për rrjedhojë në shtetin e së drejtës.

“Në përgjithësi, moszbatimi i vendimit duhet vëzhgohet si zgjedhje politike dhe paraqet dështim të madh të institucioneve kosovare për të respektuar principin e sundimit të ligjit” konkludon Bakojani.

Në pjesën që i kushtohet mbrojtjes së komunitetit sërb në komunat veriore, ajo thekson se themelimi i shoqatës ndërkomunale, nuk është kërkesë sipas standardeve të Këshillit të Europës, por në rastin e Kosovës, themelimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, përveç momentit historik drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe detyrimeve ndërkombëtare është mënyra më konkrete për të siguruar efektivitetin e mbrojtjes së komunitetit sërb në komunat veriore.

Ajo kujton marrëveshjen e parë rreth principeve që rregullojnë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Sërbisë e vitit 2013 në kuadër të dialogut, ku thuhet se do të egzistojë Bashkësia e Komunave me shumicë sërbe dhe se ajo është ratifikuar si marrëveshje ndërkombëtare e 27 qershorit  2013 nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe aneksi i implementimit të marrëveshjes së Ohrit të 18 marsit 2023.

Bëhet e ditur dhe se në tetor të vitit 2023, përfaqësuesi special i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, prezantoi draftin të ri të Statutit të Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe pa pushtet egzekutiv.

“Muajt e fundit, situata në komunat veriore, rajon që drejtohet nga kryekomunarë shqiptarë kosovarë të cilët nuk gëzojnë legjitimitet popullor (3.47% të zgjedhësve) dhe në të cilin sërbët kosovarë përfaqësojnë afërsisht 96% të popullsisë, ka shkaktuar shqetësim serioz” thuhet në dokument.

Gjithashtu referohen dhe “aksionet margjinalizuese të komunitetit sërb në veri të Kosovës, të cilat u intensifikuan në fillim të këtij viti me shpalljen e rregullores së re nga Banka Qëndrore e Kosovës, e cila ndalon të gjitha valutat e tjera për transferta përveç euros".

Duke pasur parasysh se Qeveria e Sërbisë mbështet financiarisht institucionet shëndetësore e arsimore në veri të Kosovës, kjo rregullore thotë Bakojani, përjetohet si armiqësore për mbijetesën e komunitetit sërb.

“Në përgjithësi, në dritën e kontekstit specifik dhe zhvillimit të ngjarjeve në rajon, krijimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe konsiderohet si kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut të pakicave kombëtare”, konkludon Bakojani.

Përsa i përket shpronësimit të trojeve në komunat me shumicë sërbe, Bakojani bën të ditur se shpronësimi është çështje e rëndësishme e sundimit të ligjit "që ka pasoja të gjera politike", e përforcuar nga rrethanat specifike në Kosovë.

Bakojani kujton se autoritetet kosovare prej vitit 2022 në komunat me shumicë sërbe Lleposaviq dhe Zubin Potok, nisën procesin e shpronësimeve të trojeve për 118 parcela me sipërfaqe totale rreth 133 ha.

“Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare përfshirë Bashkimin Europian, Euleks, Osbe dhe SHBA kanë shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këto vendime duke pretenduar se procedura nuk ishte në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës”, thekson Bakojani.

Kjo e fundit thekson se mes të tjerash, vendimet nuk janë definuar me “interes publik të cilat i bën të nevojshme këto shpronësime”, siç e kërkon neni 44 i Kushtetutës dhe plani i Ahtisarit.

“Kjo mënyrë e operimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe po ashtu cënon besimin mes komunitetit sërb dhe institucioneve kosovare. Autoritetet duhet të përmbahen nga çfarëdo shpronësimi që nuk është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Kosovës dhe të investojnë përpjekje më të mëdha për të speguar arsyet e shpronësimit si palëve të prekura drejtpërdrejt ashtu edhe publikut të gjerë, veçanërisht në situatën aktuale të sigurisë në veri të Kosovës”, vlerëson Bakojani.

Ajo shton se baza e kritikave të bashkësisë ndërkombëtare e ka konfirmuar edhe gjykata, e cila e anuloi vendimin e shpronësimit në janar të vitit 2024, bazuar në dështimin e qeverisë për të speguar në mënyrë të përgjegjshme domosdoshmërinë dhe interesin publik të vendimit të tillë.

Bakojani thekson se gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, shprehu shqetësim në lidhje me Projektligjin e ri rreth shpronësimeve të pasurive të paluajtshme të propozuar nga qeveria, ndërsa sipas fjalëve të saja nuk e ka dispozitën nga neni 3.1 i ligjit aktual, i cili përcakton se “pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e KOS, është e paprekshme dhe nuk do t'i nënshtrohet shpronësimit”. Ajo shton se kjo dispozitë vjen direkt nga plani i Ahtisaarit, përkatësisht neni 1.4 i aneksit V.

“Sikurse është theksuar nga aktorët e tjerë ndërkombëtarë, ky dështim rrezikon të krijojë konfuzion ligjor, mund të çojë në interpretime kontradiktore të kornizës ligjore kosovare e veçanërisht në fushë të ndjeshme dhe rrit mundësinë e mosmarrëveshjeve ligjore. Është me rëndësi të madhe që autoritetet kosovare të sigurojnë respektimin e saktë të planit të Ahtisaarit dhe të përmbahen nga shpronësimi i paligjshëm i truallit që prek pakicat kombëtare”, përmbyll Bakojani.