Përse ambasadori gjerman Rode, manastirin e Deçanit e quan kosovar?
Vetëm pas disa ditësh pas iniciativës së ambasadorëve francezë e gjermanë në Kosovë në heqjen e pllakës përkujtimore të ushtarëve sërbë të rënë në Luftën e Parë Botërore në varrezat ortodokse në Prishtinë, për shkak se hyn në kuadrin me rastin e përkujtimit që ata bëjnë në atë vend më 11 nëntor në ditën e armëpushimit, kryediplomati i Berlinit në Kosovë Jern Rode, u gjend në qendër të një ngjarjeje tjetër të diskutueshme. Pra Rode pas vizitës së fundit në Deçan, këtë manastir të Kishës Ortodokse Sërbe, e ka quajtur “kosovar” çka sipas bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, me pak mundësi të jetë thjesht gafë e një diplomati me përvojë, por pas kësaj fshihen motive të thella dhe të rrezikshme.
Kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të disa shteteve perëndimore imponojnë narrativë rreth ekzistencës së trashëgimisë kulturore kosovare dhe se nën të, shtrihen monumentet kulturore të Sërbisë dhe popullit sërb dhe KOS në Kosovë. Bashkëbiseduesit tanë theksojnë se pohime të tilla janë historikisht të pasakta, politikisht jokorrekte, diplomatikisht dëmtuese dhe e komplikojnë edhe më shumë situatën ashtu siç është komplekse në Kosovë.
Në rastin e Rodes, po ashtu është “thumbuese” që në Deçan ai udhëhoqi delegacionin e ambasadorëve gjermanë nga rajoni, të cilët me igumenin e manastirit Savo Janjiq diskutuan për sfidat me të cilat përballet KOS dhe komuniteti sërb në Kosovë, por për këtë ambasadori gjerman nuk tha asnjë fjalë, por në rrjetet sociale ka shkruar “Përmbyllëm konferencën e ambasadorëve gjermanë të rajonit me vizitën e paharrueshme në manastirin kosovar i cili ndodhet në listën e UNESKO”.
Dalja e Rodes, ndeshi në reagime të stuhishme nga Beogradi, sërbët në Kosovë por dhe politikanët në Berlin.
E kështu, deputetja e Lëvizjes „Sara Vagenkneht“ në Bundestag Zhaklin Nastiq ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, e cila ka theksuar se ai nuk e ka përmendur faktin që manastiri është i rrethuar me tela me gjemba, që është “dëshmi e vazhdueshme kërcënim i lartë sulmesh dhe vjedhjesh nga ekstremistët shqiptarë mbi kulturën e krishterë ortodokse sërbe”.
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Grupit Parlamentar të Alternativës për Gjermaninë në Bundestag, Petr Bistron, tha se atribuimi i trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë, është gabim diplomatik i rendit të parë dhe se e tillë sjellje, është tipike për diplomatët dhe ministres së punëve të jashtme të këtij vendi Analene Berbok.
Historiani Momçillo Pavlloviq, drejtori i Institutit të historisë moderne, thotë për Kosovo Onlajn se pohimet e amasadorit gjerman thjesht nuk janë të bazuara në fakte historike, madje as në logjikë.
“Trashëgiminë e plotë historike nuk e krijon shteti, por popujt, sundimtarët, elitat, pasunarët... Popujt gjatë historisë lindin dhe shkrihen, kufijtë shtetërorë lëvizin, por trashëgimia mbetet tek njerëzit që e krijuan. Sipas logjikës së ambasadorit se territori përcakton pronësinë e trashëgimisë, ai duhet të pyesë, për shembull, Troja, Efesi dhe qytete të tjera antike greke sot nuk janë në Greqi, por në Turqi. Por asnjë njeri normal nuk do t’i shkonte në mendje se kjo është trashëgimi kulturore osmane apo turke. Dihet antike, apo greke. Ambasadori së bashku me të njëjtin ekip t'i vizitojë dhe sigurohet se e kujt është kjo trashëgimi” tha Pavlloviq për Kosovo Onlajn.
Shtrohet pyetja se përse KFOR prej kush dhe për kë e ruan manastirin e Deçanit, për të cilin Rode thotë se është "manastir kosovar"?
“Dihet se kur është themeluar manastiri, kush e ngriti, përgjatë historisë ai është dëshmitar i gjallë i zhvillimeve të përgjithshme në mbarë Ballkanin e veçanërisht në raportet sërbo-shqiptare. Nga ana tjetër, sipas logjikës së ambasadorit të Gjermanisë, do të ishte mirë që ai të vizitonte kampet naziste ne hapësirën e Polonisë, e të thoshte se kjo është trashëgimi jokulturore polake. Polakët do t’a qërronin menjëherë jashtë. Këto kampe janë në territorin e Polonisë, por ato i ndërtoi dhe formoi Gjermania. As logjika e ambasadorit nuk shkon në favor” thotë historiani.
Ky i fundit tregon se në Perëndim nevojitet të ndërtohet teza e "kosovizimit" të trashëgimisë kulturore dhe ortodokse sërbe, kjo nuk është e re.
"Prej viteve ’90 ka qenë në proces aktiv shembja e federatës jugosllave, diplomacia gjermane dhe spiunazhi udhëhoqi këtë. Ne historianët kemi thjeshtësinë të themi se gjermanët patën mundësi të hakmerreshin ndaj gjithë atyre që ishin kundër tyre në luftërat e mëparshme. Territorializimi i çështjes shqiptare vetëm në hapësirën e Kosovës nuk e zgjidh, por krijon probleme. Ata para së gjithash përmes aksioneve të ndryshme diplomatike, tezave, tentuan të errësojnë thelbin dhe kjo është mbështetja e separatizmit dhe ndarjen e Kosovës nga Sërbia. Dhe për të mos qenë kaq brutal, duhet të krijohet ndonjë model, çadër, diplomatikisht dhe politikisht”, thotë Pavlloviq.
Ky i fundit thekson se sërbët kanë përvojën e bashkëjetesës me shqiptarët, por që ata të mbështesin pavarësinë kosovare, gradualisht “dëshirojnë që separatistëve kosovarë t'u japin shtetësinë, jo sepse kështu e duan kaq shumë shqiptarët, por sepse besojnë se sërbët janë të vetmit fajtorë për gjithçka ndodhi në vitet '90”.
Tentativa shqetësuese që trashëgimia kulturore sërbe të paraqitet si kosovare pasi këto pretendime të pabaza në histori dhe fakte, ndezin pasionet dhe prishin stabilitetin edhe ashtu të brishtë në Kosovë, paralajmëron historiani Dejan Ristiq, drejtor i Muzeut të Viktimave të Genocidit.
Ristiq për Kosovo onlajn thotë diplomatët e karierës nuk bëjnë të tilla gabime amatoreske dhe gafa dhe se këtu nuk është fjala për këto, por për faktin se pretendime të tilla vijnë gjithnjë e më shumë nga një sërë diplomatësh, jo vetëm gjermanë, por edhe francezë e disa të tjerë.
“Me këmbëngulje punojnë në ndërtimin e një narrative antihistorike që duhet t’a transformojë zonën e Kosovës e Metohisë historikisht, identikisht dhe në çdo mënyrë tjetër nga diçka që është pjesë e territorit shtetëror dhe kombëtar të Republikës së Sërbisë dhe djepi identitar i popullit sërb, në çdo mënyrë të mundshme në diçka që do të jetë atdheu i një lloj populli të lashtë, i cili nuk është sërb, por një lloj elementi i lashtë shqiptar, etnik në këto treva dhe që në periudhën e Mesjetës, me të vërtetë sipas të dhënave dhe burimeve historike, nuk ka egzistuar në hapësirën e sotme të K&M. Këto janë deklarata që të gjithë neve duhet të n’a shqetësojnë, ato janë maja e ajsbergut sepse ato pohime pasohen me të tjerat. Kur arrijmë në fazën që dikush të bëjë deklarata të tilla në publik dhe jo në ndonjë rreth të mbyllur njerëzish, atëherë kjo do të thotë se pas kësaj pasohen veprime serioze, të cilat nuk mund të kontribuojnë por vetëm mund të kapërcejnë situatën tashmë komplekse në zonën e krahinës tonë jugore” thotë Ristiq.
Ky i fundit beson se nuk duhet të frikësohemi prej tentativave të "kosovarizimit" të trashëgimisë kulturore sërbe por duhet të jemi të vendosur dhe kundër të tillave pretendime, paditurisë, narrativës antihistorike duhet të luftojmë me forcë veçse me dituri.
"Dhe me këto dituri që do të demonstrojmë në jetën tonë të përditshme, do t’i transferojmë përtej kufijve tanë gjuhësorë, do të përkthejmë sa më shumë, do të komunikojmë me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me atë shkencor. Ne nuk jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm për institucionet udhëheqëse të shkencës, kulturës, artit dhe arsimit në shumë shtete demokratike dhe sesi ato ndikojnë në formimin e opinionit publik dhe qëndrimet e caktuara të elitave të tyre politike. Kemi shumë hapësirë për të punuar, shumë mundësi, pavarësisht kufizimeve dhe pengesave të shumta. Na takon të jemi aktivë, jo pasivë. Neve na takon të jemi për tryezë ku zhvillohen bisedat, negociatat, dialogu dhe kurrë të mos jemi në tryezë me objekt ndarjesh të ndryshme, thashethemeve” thekson Ristiq.
Ky i fundit tregon se aksioni mbrojtës prej tentativave të tilla për të riformësuar të vërtetën, duhet menduar, bazuar në njohuri dhe fakte.
"Dhe atëherë do të fitojmë. Jo në fushën e betejës, sepse askush nuk dëshiron dhunë dhe vuajtje, por në këtë fushë tjetër, shumë më të rëndësishme të ruajtjes dhe afirmimit të fakteve historike dhe të drejtës së një populli që të vijojë të jetojë i lirë me pjestarët e tjerë të popujve në territorin ku jeton ndër shekuj dhe që është pjesë e patjetërsueshme e integritetit shtetëror të Sërbisë” përmbyll Ristiq.
Dhe diplomati Millovan Bozhinoviq beson se pak është e mundur që Rode të ketë bërë gafë, por është formulimi se Deçani është "manastir kosovar" është mirëmenduar dhe është në kuadër të politikës që ndjek Gjermania gjatë viteve të fundit.
Bozhinoviq për Kosovo onlajn ka thënë se përveç të tjerave, detyra e ambasadorit është se as rastësisht të mos bëjë të tilla gabime, të mos shkaktojë me formulimet e tij konfuzion që pritet dhe që pastaj njërit prej konkurrentëve në një rast kontestues, siç është e gjithë historia kosovare, sigurisht që nuk do t'i pëlqejë.
"Kjo nuk është e rastësishme, jo vetëm sepse është e vështirë të mendohet gafë, por sepse është pjesë e një politike që është ndjekur vitet e fundit. I tillë formulim nuk është rastësor" thotë Bozhinoviq, i cili ka qenë ambasador i Sërbisë në Berlin.
Kjo tregon se, nga njëra anë, kemi një përpjekje të autoriteteve shqiptare në Kosovë për të ndërtuar një pjesë të historisë së tyre të Kosovës e cila më pas do t'i legjitimojë në aspiratën për të pasur shtetin e tyre.
“Nga ana tjetër kemi shtete perëndimore dhe këtu fatkeqësisht Gjermania e cila i mbështet tek kjo fuqishëm. Nuk mund të jeni bindës në përpjekjet për të qenë shtet i pavarur nëse nuk keni ndonjë të kaluar çka do të spegojë logjikisht të gjithë këtë. Atëherë deri tek e vërteta në përgjithësi nuk mbahet dhe të gjitha këto pretendime të cilat nuk janë të reja, por prej disa dekadash, shkojnë në drejtim se e vërteta është keqpërdorur tërësisht. Asgjë prej kësaj nuk mbështetet shkencërisht, ku pseudoshkencëtarët dhe publicistët shqiptarë nuk dëshirojnë më të konsultohen. Megjithatë kjo më pas has në përgjigje pozitive tek ata që insistojnë prej arsyeve të veta gjeostrategjike se Kosova të bëhet realisht shtet i plotë, i njohur nga të tjerët”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton se politika e jashtme gjermane në vitet e fundit qysh prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re, "përjeton transformim të thellë dhe degradim".
“Ata nuk janë më shtet serioz, evoluimin politik të të cilit po e ndjek prej dekadash, e cila dinte të zbulonte edhe në situata më kritike ndoshta edhe sesa këto të sotmet, se rreth temave të vështira që rëndonin Europën gjenin ndonjë formulim, zgjidhje e cila të çonte drejt kompromisit apo t’a linte të nënkuptohej, duke ngjallur tek njerëzit shpresën se ishte e mundur. Ajo që po thotë sot politika e jashtme gjermane, është një përafërsi, qasje manike ndaj gjërave-nuk ka gjë tjetër veçse të shkëlqyer, të cilat atëherë janë me ne, apo shumë të këqij, të cilat janë kundër nesh. Këtu nuk ka më finesë, në kërkimin e zgjidhjeve të mesme. Kjo do të thotë politikë militante që është edhe ekskluzivisht në shërbim të paktit të NATO” pohon Bozhinoviq.
Është paradoksale, shprehet ai, që këtë e bën partia që është e gjelbër, e orjentuar majtas dhe që duhet të jetë progresive.
“Politika e jashtme e Gjermanisë përjeton akoma më shumë një regres, kjo ka dhe pasojat e veta europiane, pasi dhe vetë politika europiane ka bërë pas. Qëndrimi i tyre ndaj luftës në Ukrainë është një ekskluzivitetit militant, ashtu siç duan që Rusia të kapitullojë, dhe këtë e tha shprehimisht shefja e diplomacisë Analena Berbok, se deri tek kjo kurrë nuk do të shkojë dhe Europa do të jetë në vështirësi të mëdha nëse diçka nuk ndryshon” thekson ai.
Bozhinoviq i’u referua edhe zhvendosjes së pllakës përkujtimore për ushtarët e rënë sërbë në varrezat ortodokse në Prishtinë, e cila u krye me iniciativën e ambasadorit francez Olivije Gero dhe Rode duke e vlerësuar atë si "dukuri trishtuese", diçka që askund nuk bëhet.
"T’a lëvizësh ku pala e këtushme që do të lëndohet dhe të mos konsultohet dhe të mos informojë se kjo do të bëhet, ky është një raport arrogant që thjesht është i pafalshëm. Ata që e bërën "ranë poshtë". Kjo kaq thjeshtë nuk shkon. Do të ndjekim se si gjithë këtë do t’a justifikojnë, se pretendohet se gjithçka do të kthehet siç ishte…Por mbetet ajo përshtypja e dhimbshme e një paragjykimi në një kontestim të vështirë siç është mosmarrëveshja mes sërbëve dhe shqiptarëve ku kaq vrazhdësisht bëhet tifozllik për njërën palë. Kjo nuk është politikë e jashtme serioze, e gjitha kjo duhet të bëhet ndryshe, sidomos kur ke nje konflikt në të cilën fuqitë e mëdha përfshihen në këtë mënyrë. Atëherë ata duhet me të vërtetë të shikojnë sesi këta partnerë grindavecë të sjellin ndonjë zgjidhje paqësore. Kështu sigurisht që jo. Kjo është një goditje 'poshtë brezit‘ beson Bozhinoviq.
Deklaratën se Manastiri i Deçanit është “kosovar“ mund t’a japë vetëm ndonjë që është injorant dhe dikush që gjërat i shikon në aspektin politik, vlerëson për Kosovo onlajn historiani Marko Markoviq, nën sqarimin se termi “trashëgimia kulturore kosovare“ nuk mund të gjendet kund në literaturën shkencore.
Markoviq pohon se deklarata e ambasadorit gjerman Jorn Rode në të cilën manastiri i Deçanit titullohet kosovar, është fund e krye i njëanshëm.
“Nëse e dimë se manastiri i Deçanit u ndërtua në gjysmën e parë të shekullit XIV, dimë qartë se i përket ekskluzivisht trashëgimisë kulturore sërbe. Gjithashtu një nga provat e qarta dhe të padyshimta se Manastiri i Deçanit i përket trashëgimisë kulturore sërbe, është dhe karta origjinale e Deçanit, e cila është ruajtur deri më sot dhe ende mund të shihkohet në Arkivin e Sërbisë, ku shkruhet qartë se kur u ndërtua manastiri i Deçanit. kush ishin ndërtuesit, kush ishte pasuri e paluajtshme, kush i ngriti dhe kush e financoi. Dhe kushdo që e lexon atë kartë origjinale të Deçanit, nuk ka as më të voglin dyshim se kush e ka ndërtuar dhe trashëgimi kulturore e kujt është. Domethënë në çdo kuptim, këto fjalë të kësaj deklarate mund t’i japë vetëm dikush që nuk është plotësisht i ditur, dikush që këto gjëra i shikon politikisht, më mirë të thuhet nga aspekti i politikanit, me pasion dhe tifozëri, dhe në këtë raste provat ishin të qarta se cili ishte qëllimi i ambasadorit gjerman” tha Markoviq.
Ky i fundit spegon se “trashëgimia kulturore kosovare” nuk egziston.
“E para që godet në sytë e publikut është termi, le të themi, “trashëgimia kulturore kosovare”. Kund nuk mund t‘a gjesh këtë term në literaturën shkencore. Në këtë hapësirë egziston trashëgimia kulturore sërbe, e cila është më e vjetra. Më pas me pushtimin e këtyre hapësirave lindi trashëgimia kulturore osmane dhe në periudhën e 150 viteve më parë, lindi edhe trashëgimia kulturore shqiptare”, tha Markoviq.
Ky i fundit kujtoi edhe zhvendosjen e pllakës përkujtimore të ushtarëve sërbë të rënë në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore, në pjesën ushtarake të varrezave ortodokse në Prishtinë, duke e quajtur atë lëvizje jocivilizuese dhe barbare.
“Thjesht, në shekullin e XXI në zemër të Europës, që dikush të lëvizë monumentet e dikujt, kjo është thjesht e pakonceptueshme për arsyen e shëndoshë. Pavarësisht se të kujt janë monumentet, me të njëjtin respekt duhet t'i trajtojnë ndaj besoj thellësisht se kjo zhvendosje nuk është e rastësishme, por mban sfond të caktuar politik, me qëllim riformulimin e historisë dhe se ata njerëz që u dogjën për liri jo vetëm për shtetin e tyre, por edhe aleatët e tyre, i lënë mënjanë. Ndërsa disa njerëz të tjerë, që mund të flasin lirshëm, nuk morën pjesë fare në Luftën e Parë Botërore, veçanërisht as në anën e aleatëve, për t'u paraqitur si aleatë dhe si dikush që dha kontribut të madh në fitoren e aleatëve. Dhe nëse tani e lidhim atë ngjarje në kontekstin e përkujtimit të Ditës së Armëpushimit në Paris, për ne do të jetë shumë më e qartë se në cilin drejtim po shkon kjo", vlerëson Markoviq.
Pyetjes se cili është qëllimi i Prishtinës ku përditë pothuajse tenton që trashëgiminë kulturore sërbe të paraqesë si kosovare, Markoviq përgjigjet:
„Ata do t’a ndërtonin shtetësinë e tyre mbi disa gjëra artificiale dhe historikisht të pabaza. Kur shikon të kaluarën, nga këndvështrimi i tyre, ata nuk kanë asgjë për të kapur dhe kur nuk e ke tënden, je vetëm në situatën e marrjes dhe përvetësimit të të tjerëve, ky është kryesisht rasti me kishat dhe manastiret” përmbyll ai.
Edhe diplomati Zoran Millivojeviq nuk ka dilemma se deklarata e Rode është rezultat i qëndrimit të politikës së qeverisë aktuale gjermane.
"Ambasadori tha atë sesi e shikon këtë tashmë politika gjermane. Gjermania qëndron fort pas pavarësisë kosovare, ndërsa ajo vetë shkel disa marrëveshje dhe të drejtën ndërkombëtare. Qëndron në një mënyrë më të thellë sesa forma që mund të themi se është lapsus. Qëndron në mënyrën ku nënkupton përjashtimin e Sërbisë në të gjitha kuptimet nga hapësira e Kosovës dhe Metohisë. Dhe rasti i zhvendosjes së pllakës përkujtimore, flet për një qëndrim politik që sugjeron në përfundimin se Gjermania nuk e shikon Sërbinë në ato hapësira, as në kuptimin historik. as politik e kulturor. Dhe kjo shkakton dyshime serioze dhe kërkon që të kujdesemi për të” thotë Millivojeviq për Kosovo Onlajn.
Ai paralajmëron se deklarata e Rode konfirmon se “vijon të jenë prezente disa aspirata të thella që janë antisërbe dhe që shfuqizojnë Sërbinë në zonat ku ajo egziston”.
“Duhet të kemi parasysh se Gjermania në dy luftërat botërore humbi ndaj Sërbisë dhe si pasojë e kësaj shikojmë se kjo ka rrënjë të thella në ndërgjegjen politike. Nuk jam i prirur të identifikoj të gjithë popullin gjerman në lidhje me këtë, sepse keni struktura politike të matura racionale edhe tani në Gjermani që reklamojnë dhe vënë në dyshim të tillë qëndrim. Dhe nisen nga ajo që është e vërteta materiale në kuptimin kulturor, egzistencial dhe politik. Megjithatë, është e qartë se struktura në pushtet qëndron në disa pozicione të tjera që na çuan në vitet '90, pas rënies së Murit të Berlinit, kur edhe liberalët e gjelbër luajtën rol të rëndësishëm në bombardimin e RFJ dhe pozicionet e politikës gjermane në atë periudhë. Kjo nuk është e çuditshme, kjo është vazhdimësia e një qëndrimi politik dhe strukturave të caktuara politike që po sundojnë në Gjermani. Dhe ky është paralajmërim serioz për Sërbinë në lidhje me marrëdhëniet politike me Gjermaninë, kur është fjala për dikë tjetër, nuk ka rezerva, por këtu janë të tjera në lojë“ përmbyll Millivojeviq.
0 komentet