Barbano: Vendimi i gjykatës për Manastirin e Deçanit detyron të gjithë individët dhe institucionet në Kosovë

General Barbano
Burim: Euleks

Shefi i Misionit të Euleks Xhovani Pjetro Barbano ka thënë vënia në diskutim e vendimit të gjykatës për kthimin e truallit Manastirit të Deçanit vë në diskutim sundimin e ligjit në Kosovë.

Ai në rrjetin social “X” ka shkruar se vendimi i gjykatës i vitit 2016 detyron të gjitha institucionet në Kosovë.

“Vënia në diskutim e vendimit të Gjykatës Kushtetuese cënon pavarësinë e gjyqësorit, shemb shtetin e së drejtës. Vendimi i vitit 2016 për kthimin e truallit Manastirit të Deçanit i detyron të gjithë individët dhe institucionet, pa përjashtim” ka shkruar Barbano.