Avokat Delleviq: Paraburgim 30 ditor dhe për Vlladimir Tolliqin

Burim: Kosovo Online
Paraburgim 30 ditor dhe për Vlladimir Tolliqin nga Zveçani, i arrestuar në Banjska i cili ndodhej për kurim në Prishtinë, konfirmon për Kosovo onlajn avokati i tij Millosh Delleviq.
"Ai ndodhet në spitalin e Prishtinës. Në repartin e Ortopedisë. Është në gjendje të stabilizuar ka kryer operacion në këmbë" ka thënë Delleviq.
Tolliq në konsultim me avokatin e tij mbrohet në heshtje, ndërsa Delleviq do të apelojë vendimin e gjykatës për paraburgimin.
Më pare, paraburgim 1 mujor ju caktuan dhe ndaj Dushan Maksimoviqit nga Banjska dhe Bllagoja Spasojeviqit nga Mitrovica e Veriut.
Ndaj Dushan Maksimoviqit është ngarkuar vepra penale e "përgatitjes së terrorizmit" ndërsa Bllagoja Spasojeviq dyshohet se ka kryer veprën penale të "terrorizmit".
komentet