Avokat Mitroviq: Dallibor Spasiq dy ditë në paraurgim pa të drejtë

Advokat Srđan Mitrović
Burim: TV Most

Avokati i Dallibor Spasiqit i cili më 19 qershor i’u caktua masa e paraburgimit 30 ditor pasi dyshohet se ka sulmuar si huligan ekipin e gazetarëve të RTV "21", Sërgjan Mitroviq ka thënë se në dy ditët e fundit Spasiq mbahet me pa të drejtë sepse siç spegon ai, Gjykata e Apelit nuk i është përgjigjur ankesës për paraburgim brenda afatit ligjor.

Avokati Mitroviq tërhoqi vëmendjen e EULEX i cili ndjek raste të tilla se më 21 qershor në orën 10:25 ka apeluar në Gjykatën e Apelit, e cila ka afat ligjor prej katër ditësh për t'u përgjigjur.

“Ky afat ka skaduar më 25 qershor dhe sot është data 27, kështu që Spasiq po mbahet në burgun e Podujevës pa bazë ligjore sepse vendimi i shkallës së parë me të cilin u caktua paraburgimi i tij, nuk ka qenë i arsyetuar dhe nuk është zgjidhje përfundimtare. Spasiq prej dy ditësh ndodhet në paraburgim pa asnjë provë bazike por problemi i vetëm është në gjyqësorin e Kosovës, i cili vepron kështu me këto gjëra” ka thënë avokati Mitroviq për Kosova Onlajn.

Mitroviq shton se në raste të tilla, gjyqësori i Kosovës do të duhej që, sipas ligjit urgjentisht të ndërmerrte procedurën në bazë të ankesës.

“Kjo është mangësi e madhe, Gjykata e Apelit duhet t’a zgjidhë brenda katër ditësh, nuk kemi asnjë armë për këtë çështje, veçse mund t'i drejtohem Këshillit Gjyqësor të Kosovës, por pyetja është nëse do t’a lexojnë ankesën” tha Mitroviq.

Dallibor Spasiq, teknik spitalor në Mitrovicën e Kosovës, u arrestua më 17 qershor në Jarinjë ndërsa po kthehej nga Sërbia qëndrore së bashku me të shoqen dhe vajzën minorene.

Gjykata themelore në Mitrovicë vendosi më 19 qershor burg 30 ditor për Dallibor Spasiq i cili dyshohet se ka sulmuar ekipin e gazetarëve të RTV "21", dhe përfshirje huliganeske në protesta, ka thënë avokati i tij Sërgjan Mitroviq.

Ky i fundit thekson se është i bindur në pafajësinë e Spasiqit dhe se gjykata ka shfrytëzuar si provë kryesore pamjet e portalit 'Kallxo' ku shikohet gazetari ku nuk i ka rënë fare nga dora telefoni.

"Shikohet, unë e kam parë këtë pamje dhjetëra herë, shikohet që Spasiq nuk është ai që e ka qëlluar në dorë me telefon" ka thënë herët Mitroviq.