Bajraktari: Vendimi i PZAK themelor, nuk u paraqitën prova konkrete për kandidatët e Listës Sërbe
Avokat Ardian Bajraktari thekson se organi juridik është ai që mund të ndalojë ushtrimin e aktivitetit të ndonjë subjekti politik dhe jo Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Për rastin e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime (IPŽP) se miratoi ankimimin e Listës Sërbe, Bajraktari thekson se ky vendim është themelor.
“Vendimi i organeve të zbatimit të ligjit duhet të zbatohet. Lista Sërbe është e rregjistruar në KQZ prej vitit 2017 dhe është çertifikuar në përputhje me ligjin, por në rastin e zgjedhjeve bëhet vetëm çertifikimi i kandidatëve. Nëse egzistojnë pretendime për ushtrimin e aktiviteteve kundër kushtetutës dhe kundër ligjit, atëherë sipas kushtetutës, organet ligjsbatuese janë ato që ndalojnë ushtrimin e aktiviteteve të subjekteve politike, por jo të KQZ“, ka thënë Bajraktari për Kosovo onlajn.
Sikurse tha, nëse subjektet politike që nuk votuan për çertifikimin e Listës Sërbe paraqesin ankimim në Gjykatën e Lartë ku kanë të drejtë ta bëjnë brenda harkut kohor prej 48 orësh, vendimi i gjykatës do të jetë i njëjti me PZAK. Si arsye, thekson ai, se përfaqësuesit e partive në KQZ, nuk ofruan prova konkrete kundër kandidatëve të Listës Sërbe për kryekomunarë, duke vënë në dukje se autoritetet ligjzbatuese marrin vendime bazuar në ligje dhe prova.
"Për aq sa kam parë, vendimi i Panelit Zgjedhor është i bazuar, kështu që çdo ankesë që mund të paraqitet në gjykata, do të jetë e njëjtë me vendimin e Panelit Zgjedhor, sepse vendimet e autoriteteve ligjzbatuese duhet të bazohen në ligj dhe prova konkrete dhe për aq sa kemi parë, nuk është ofruar diçka e tillë nga subjektet që refuzuan çertifikimin e Listës Sërbe", konkludoi Bajraktari.
Kujtojmë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e çertifikoi Listën Sërbe për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të 12 tetorit, për të cilën ajo parti paraqiti ankesë, e cila u pranua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime.
PZAK në vendim tha se KQZ nuk ka të drejtën e refuzimit për të mos çertifikuar listën e kujtdo subjekti politik apo kandidati “në mënyrë arbitrare pa spegime”.
Pas këtij vendimi KQZ do të kishte të drejtë potenciale t’a ankimonte në Gjykatën e Lartë.
0 komentet