Ambasada e SHBA: Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre
Ambasada amerikane në Prishtinë sot me rastin e vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (CIK) që mos të lejojë Listën Sërbe në zgjedhjet vendore, u shpreh se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ambasada në përgjigje për Kosovo onlajn thekson se nuk janë të vlefshme komentet e liderëve politikë që politizojnë edhe më tej mbarë proçesin.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA Ana Pratipati dje përcolli qëndrimet e Uashingtonit kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti.
“E ngarkuara me punë Pratipati i bëri të qartë qëndrimin e SHBA për çertifikimin e zgjedhjeve gjatë takimit me kryeministrin në mandatin teknik Kurti. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë që të zgjedhin përfaqësuesit e vet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që sërbët në Kosovë të përfshihen në këtë proçes“, bën të ditur në përgjigje Ambasada e SHBA.
Shtohet se beson se institucionet kosovare dhe mekanizmat do sigurojnë që proçesi të çertifikojë kandidatë dhe të çlirohet nga politizimi.
“Komentet e liderëve politik që politizojnë edhe më tej këtë proçes, nuk janë të vlefshme dhe shembin integritetin e proçesit zgjedhor në Kosovë“, thuhet nga ambasada amerikane.
Lista Sërbe ka ankimuar sot tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime vendimin e KQZ se ajo nuk e çertifikoi për zgjedhjet vendore.
0 komentet