BE: Keqardhje për qëndrimin që mbajti Vetvendosja gjatë proçesit të çertifikimit

EU
Burim: Printskrin

BE është e zhgënyer për joçertifikimin e dy partive politike të sërbëve kosovarë, ka thënë sot zëdhënësi i BE. 

Sikurse bëhet e ditur në deklaratë, BE shpreh keqardhjen për qëndrimin që mbajti Vetvendosja gjatë proçesit të çertifikimit.

“Karakteri përfshirës në zgjedhjet e ardhshme vendore është thelbësor për marrëdhëniet e ardhshme mes Kosovës dhe Unionit Europian. Partive politike që kanë përmbushur kriteret ligjore duhet t’u lejohet që të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa përfaqësuesit e zgjedhur të marrin funksionet e tyre në mbarë Kosovën në bazë të proçesit të ndershëm, të lirë dhe gjithëpërfshirës” theksohet në deklaratë.

BE pret që institucionet përgjegjëse të sigurojnë që mbarë proçesi të çertifikohet përfshirë dhe ankesat e mundshme, të zbatohen në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet në zgjedhjet e përgjithshme dhe parimet e të drejtës juridike.

“Çdo përjashtim i aktorëve politik është në kundërshtim me parimet themelore me pjesëmarrje domethënëse demokratike të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor. Do të vijojmë të ndjekim me kujdes zhvillimin e ngjarjeve” thuhet nga BE.